Deputetja Ina Zhupa takon fermerët në Konispol: Bashkia na ka braktisur. Na...

Deputetja Ina Zhupa takon fermerët në Konispol: Bashkia na ka braktisur. Na mashtrojnë vetëm për vota

63
0
Shares

Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa në takimin me fermerët në Konispol u njoh me shqetësimet e tyre, mungesën e subvencioneve nga qeveria, mungesën e investimeve ndonëse BE ka akorduar miliona euro fonde, mungesën e fuqisë punëtore dhe shpenzimet e larta për shkak të burokracive të administratës.

“Për pjesën tonë si fermerë, sepse ne qëkur i kemi mbjellë e deri më tani vetëm me shpatullat tona, asnjë ndihmë nga qeveria, asnjë subvencion. I plotësova të gjitha dokumentat, 1 milionë e 300 mijë lekë edhe nuk mora as edhe 1 qind lekë, tha një fermer.

Shqetësim për fermerët është ëbrë 3dhe Bashkia Konispol e cila sipas tyre i kanë mashtruar vetëm për vota. Mungesa e fuqisë punëtore është një tjetër shqetësim për ta.

“Me punëtorët këtë vit kemi shumë problem, sepse nuk ka punëtorë. Ka krizë të madhe punëtorësh, ka tërheqje, por nuk vijnë punëtorët. Kjo tregon se njerëzit ikin, nga varfëria kanë ikur njerëzit”, tha një tjetër fermer.


Fermerët shprehën shqetësim se Fondet e akorduara nga BE për bujqësinë po shpërndahen vetëm për miqtë e qeverisë.

“Kam marrë një takim me Ministren e Bujqësisë, kam shkuar ia kam çuar dokumentet atje dhe nuk m’i pranoi. I thashë: Dëgjo, atje ka nevojë që të investohet. Jo më tha. Prandaj nqs nuk do që të ma japësh mua, jepja një tjetri që të investojë tjetri” u shpreh një tjetër fermer.

“Dua që të shtoj diçka për lekët që vijnë nga BE-ja. Këtu këto mjetet bujqësore merren nga armiku, sepse kam aplikuar dy-tri herë për të marrë zetorin dhe njëkohësisht e kam humbur besimin edhe arrij e blej me lekë nga xhepi. Përse të mos përfitoja dhe unë siç kanë përfituar 5 miqtë e këtyre?! Çfarë duhet që të bëjmë ne më tepër? Kështu duhet të vazhdojë Shqipëria, me këtë ritëm? Kjo nuk është rruga e duhur!”, tha një tjetër.

“Tani në Konispol, zero investim, pra këta na gënjejnë, nxjerr ca njerëz këtu ai për fushatë. Jo do bëjmë projekt, ku do ta vendosim çik atë stacionin. Pra, të mashtrojnë sy për sy. Zero për Bashkinë Konispol, që mund të ishte vendosur energji që të punojmë. Është bazike është 2023-shi. Duhet që shteti të mos jetë armik, të jetë partner. Se duke ardhur grupet e interesit degjohet më mirë, edhe nga mediat që mund ta transmetojnë ndryshe propagandën, por bën edhe lloj njohjeje për problematikat tuaja edhe më gjerë. Se ndoshta në Tiranë juve ju mendojnë si ato oligarkët e mëdhenj që keni plantacione pafund dhe rrini dhe shikoni mandarinat. Ndërkohë që ju futeni vetë në punë, i keni duart me kallo nga puna, e keni bërë çdo shpenzim vetë edhe shkoni deri tek energjia elektrike që është detyrim i shtetit, uji që ështe detyrim i bashkisë, rrugët, çdo gjë e keni bërë vetë. I dilni zot  punimit tuaj, nuk ju japin asnjë lloj sumbvencioni për mbjelljen apo për prodhimin që ju keni. Edhe naftë ua jain vende-vende, kujt me preferencë, tha një tjetë fermer.

Deputeta Ina Zhupa theksoi se ndërkohë që fermerët përballen me shumë probleme, qeveria i ka dhënë për fermë vetëm administratorit të Inceneratorit të Tiranës, 250 mijë euro.

“Në Sharrë, ku është inceneratori, meqë është fushë ai e kishte rregjistruar si fermë. As ka mbjellë, as ka bërë gjë, por lekët e BE-së që mund t’i mernit ju, i ka marrë ai. 250 mijë euro me fakte dhe me prova, dhe as nuk skuqen dhe as nuk zverdhen, lëre më t’i preket ligji, apo të vihet drejtësi. Kështu që, unë mendoj që të gjitha problemet tuaja unë do t’i ngre në Parlament në çdo moment. Do bëjmë gjithçka. Zgjedhjet bashkiake janë afër, dhe duke filluar pas 4 dhjetorit fillon edhe fushata pasi caktohen edhe kandidatët. Duke zgjedhur njerëzit që i njohin problemet tuaja, që jetojnë me problemet tuaja, që ia dinë punës, ia dinë menaxhimit do ndryshojë dhe bashkia. Se nuk mundet, se nqs Andri, qoftë Fatmiri që t’ua kthejnë kurrizin që të bëjnë sikur nuk ua dinë hallet, se janë vetë që merren me këtë gjë dhe jetojnë me përditshmërinë tuaj”, tha deputetja e PD Ina Zhupa. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY