Sulmi ndaj Prestige Resort/ Berisha: Të reagojnë SHBA dhe BE, duhet të...

Sulmi ndaj Prestige Resort/ Berisha: Të reagojnë SHBA dhe BE, duhet të ndalin atë që po ndodh këtu

52
0
Shares

Kreu i PD, Sali Berisha ka komentuar sot sulmin ndaj Prestige Resort. Të reagojnë SHBA dhe BE, duhet të ndalin atë që po ndodh këtu, deklaroi Berisha.

Deklarata:

Sulmi ndaj Prestige Resort bëhet nga një armik i medias së lirë. Bëhet në prag të një samiti, i cili për definicion duhet të rrezatojë vlera evropiane. Bëhet kjo ditën e vizitës së presidentit gjerman.

Urrejtja e këtij njeriu, nuk kufizohet me asgjë. Ky udhëhiqet nga fakultetet mendore më primitive të njeriut.
Nuk kam shkelur kurrë në atë resort, janë zhgërryer dhe kanë festuar dhjetëra e dhjetëra herë. Edi Rama me gjithë suitën e tij.

Por kjo që ndodh është një nga aktet më të shëmtuara nga një autokrat, nga një Lukashenko i vërtetë. Edhe ai nuk do sillej në këtë mënyrë.
Thirrja ime për të gjithë liderët e BE, për KE, për Kongresin e SHBA dhe qeverinë e SHBA, të ndalin çfarë po ndodh në Shqipëri.

Berisha: Kjo është media e tretë që po asgjëson Rama, i bëj thirrje pronarit të ri të ABC, mos u bëj altoparlant i Ramës:

Kjo është media e tretë që Edi Rama po e asgjëson.
Asgjësoi TV Orën, e konfiskoi. Ka çuar aty, një nga figurat më të zeza të historisë së këtij vendi, Arapin e Zi, Farudinin e Zi. Dhe dikton çdo gjë. Pa asnjë bazë, pa asnjë fakt.

Pavarësisht se ekspertët faktojnë se të gjitha shpenzimet janë të mbuluara nga burime të qarta, ky thotë të kundërtën.
Një media tjetër, e detyroi të shitet aty ku deshi. Por unë i bëj thirrje atij pronari, dhe u bëj thirrje pronarëve të ABC që të ruajnë integritetin e medias së tyre, sikundër i bëj thirrje pronarit, që nëse do e shndërrosh në altoparlant të Endri Fugës dhe Edi Ramës, do përballesh me pasoja shumë serioze.

Në një kohë gjashtëmujore ai vendos nën terror tre media, që informonin dhe përbënin rrjete anticensurë. Nuk them se kanë pasur politika editoriale në favorin tonë, por censurën nuk e pranojnë.
Dhe këto ishin një garanci për antucensurë. Këto dhe jo mediat kombëtare ishin garanci për anticensurë. Siç janë portalet një garanci për anticensurë.
Fjala e lirë po pëson ditët më të zeza që nga koha e diktaturës. r.p

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY