Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

EMRAT/ Zbardhet vrasja te Kodra e Diellit, vrasësi i dyshuar lindur në Pukë dhe banues në Shëngjin

30/11/2022
FOTO/ Prek Tonaj ishte dënuar në herët për tentativë vrasje, vëllai iu vra vite më parë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Zbardhet vrasja e 39-vjeçarit Briken Sanaj nga Lezha, ngjarje e ndodhur një muaj më parë, te Kodra e Diellit.

Identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar i vrasjes. Autori i dyshuar i vrasjes është shtetasi Vladimir (Valmir) Kola i lindur në Pukë dhe banues në Shëngjin

Shpallen në kërkim 2 shtetas të tjerë, për përkrahje të autorit të krimit dhe moskallëzim krimi. Bëhet fjalë për Kened Antoni 25 vjeç i lindur dhe banues në Pejë dhe Gjelosh Krasniqi 49 vjeç lindur dhe banues në Pejë.

Zbardhja e vrasjes, falë hetimeve të kryera nga Sektori i Hetimeve të Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës, në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Departamentin e Policisë Kriminale në PSH, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në kuadër të procedimit penal të nisur për zbardhjen e kësaj ngjarjeje.

Për autorin e dyshuar dhe 2 shtetasit e tjerë, bazuar në provat e siguruara nga strukturat hetimore të DVP Tiranë, të Departamentit të Policisë Kriminale dhe të Prokurorisë së rrethit Tiranë, Gjykata ka caktuar masat e sigurisë “Arrest në burg”, në mungesë.

Po bashkëpunohet ngushtësisht me policitë homologe, të Kosovës dhe të Malit të Zi, për lokalizimin dhe kapjen e tyre.

Detajet:

Policia e Tiranës, pas një pune profesionale disajavore, duke shfrytëzuar të dhënat e inteligjencës policore, falë përdorimit të metodave speciale të hetimit, administrimit dhe vlerësimit në kohë të provave ligjore, bashkëpunimit dhe shkëmbimit në kohe reale të informacioneve me policitë partnere, ka bërë të mundur dokumentimin ligjor të autorësisë së kësaj ngjarjeje kriminale.

Bazuar në provat e sigurura, Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë ka caktuar masat e sigurisë “Arrest në burg”, në mungesë, për shtetasit:

V.(V.) K., 39 vjeç, lindur në Pukë dhe banues në Shëngjin, Lezhë, i dyshuar për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”;

Gj. K., 49 vjeç, lindur dhe banues në Peje, i dyshuar pë veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”;

K. A., 25 vjeç, lindur dhe banues në Pejë, i dyshuar për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera në funksion të procedimit penal të vitit 2022, ka rezultuar se shtetasi kosovar K. A. i ka shitur automjetin shtetasit tjetër kosovar Gj. K., më datë 24.10.2022, dhe po në këtë datë, këta shtetas e kanë futur këtë automjet në territorin e Shqipërisë dhe ia kanë vënë atë në dispozicion shtetasit V.(V.) K., i cili e ka përdorur automjetin për realizimin e vrasjes së shtetasit B. S. Pas ngjarjes, autori i dyshuar e ka djegur automjetin, në rrugën dytësore Tiranë – Durrës, së bashku me armën e krimit.

Për autorët e dyshuar të kësaj ngjarjeje janë kryer kërkime, si dhe është bërë shpallja në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar e tyre dhe në bashkëpunim me policitë homogole, po punohet për lokalizimin dhe kapjen e tyre.

Në cilësinë e provave materiale janë gjetur dhe sekuestruar 4 automjete të përdorura nga autori i dyshuar, para dhe pas ngjarjes, 10 aparate celulare, si dhe pamje filmike që i shërbejnë hetimit.

Materialet i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.r.k

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Protesta e 14-të para Kryeministrisë, qytetarë nga e gjithë Shqipëria dhe diaspora mbushin bulevardin

Protesta e 14-të para Kryeministrisë, qytetarë nga e gjithë Shqipëria dhe diaspora mbushin bulevardin

13/06/2026
Berisha: Në protestë të jenë vetëm si qytetarë, prania ime do të dëmtonte karakterin qytetar të saj

Berisha: Në protestë të jenë vetëm si qytetarë, prania ime do të dëmtonte karakterin qytetar të saj

13/06/2026
VIDEO/Ardit Bido tregon me emra se ku shkuan fondet sekrete greke

Deputeti Ardit Bido publikon përgënjeshtrim ndaj BIRN dhe kërkon sqarime publike

13/06/2026
Banorët e Rrjollit rikthehen në protestë, tensione dhe përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit rikthehen në protestë, tensione dhe përplasje me policinë

13/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Protesta e 14-të para Kryeministrisë, qytetarë nga e gjithë Shqipëria dhe diaspora mbushin bulevardin

Protesta e 14-të para Kryeministrisë, qytetarë nga e gjithë Shqipëria dhe diaspora mbushin bulevardin

13/06/2026
Berisha: Në protestë të jenë vetëm si qytetarë, prania ime do të dëmtonte karakterin qytetar të saj

Berisha: Në protestë të jenë vetëm si qytetarë, prania ime do të dëmtonte karakterin qytetar të saj

13/06/2026
VIDEO/Ardit Bido tregon me emra se ku shkuan fondet sekrete greke

Deputeti Ardit Bido publikon përgënjeshtrim ndaj BIRN dhe kërkon sqarime publike

13/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.