EMRI/ I dënuar 11 vjet në Itali, kapet në Durrës dhe dërgohet...

EMRI/ I dënuar 11 vjet në Itali, kapet në Durrës dhe dërgohet në Milano

49
0
Shares

Gentjan Deda 51 vjeç, është ekstraduar nga Shqipëria drejt Italisë pasi është dënuar nga gjykata e Milanos në Itali me 11 vjet e 8 muaj burg për veprën penale “Grup kriminal me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike” parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.

Ky shtetas u ekstradua me qëllim vuajtjen e dënimit në Itali.

Detajet:

Ekstradohet nga Shqipëria drejt Italisë, një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar, i dënuar me 11 vjet, 8 muaj e 15 ditë burgim, për trafikim të lëndëve narkotike.

Falë bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Roma, u ekstradua nga Shqipëria drejt Italisë, shtetasi shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Gentian Deda, 51 vjeç, banues në Durrës.

Ky shtetas është arrestuar në shkurt të vitit 2022, në Durrës, nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, të DVP Durrës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY