Arrestohet personi i rrezikshëm në Vlorë, kërkohej në Itali

Arrestohet personi i rrezikshëm në Vlorë, kërkohej në Itali

42
0
Shares

Kapet në Vlorë dhe vihet në pranga, një shtetas i shpallur në kërkim, si pjesëtar i një organizate kriminale me veprimtari në fushën e narkotikëve.

Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në bashkëpunim ne shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, të DVP Vlorë dhe me Interpol Tiranën, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar në inteligjencën informative, për vendndodhjen e një shtetasi të kërkuar nga autoritetet italiane, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Member”.

Në kuadër të këtij operacioni, në lagjen “Lef Sallata”, Vlorë, u bë kapja dhe arrestimi i përkohshëm i shtetasit A. Gj., 31 vjeç, banues në Vlorë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet italiane kanë lëshuar një urdhër-arrest ndaj 31-vjeçarit, në vitin 2020, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në formën e organizatës kriminale, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë. r.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY