Celibashi: Duhen ndryshime në ligjin për financimin e partive

Celibashi: Duhen ndryshime në ligjin për financimin e partive

31
0
Shares

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirian Celibashi tha sot gjatë një tryeze për zgjedhjet se ligji për financime duhet të përmirësohet ndërsa tjeksoi se sjellja e institucioneve publike lidhet drejtpërdrejt me standartin e procesit zgjedhor.

Celibashi: Ka nevojë për përmirësime, plotësime dhe qartësime si të kodit zgjedhor dhe ligjit për partitë politikë sa i takon financimit të politikës dhe fushatës. Edhe mbi pasqyrimin e fushatës në media dhe sjelljen e institucioneve publike gjatë fushatës zgjedhore.

Ka një interes dhe vëmendje të shtuar nga të gjithë aktorët për të punuar në këtë drejtim, krahasuar me eksperiencat e shkuara ka një lloj ndërgjegjësimi të lartë të partive sa i takon përgjegjësisë që kanë për financimet zgjedhore.

Edhe pse nuk jemi në versionin më të mirë , sipas meje nuk e konstatoj më atë arrogancën e partive për ta shpërfilluar kodin zgjedhor. Kjo vlen edhe për mediat, edhe institucioneve publike. Kjo nuk do të thotë se ne nuk kemi asnjë lloj problemi.

Media, partitë dhë institucionet publike të konsultohemi ndërmjet nesh për të kuptuar të gjithë njësoj mbi ndalimet e kodit zgjedhor.

Kemi dyshime me shumë komponentë me aspektin rregullator të financimit. Jo të gjithë e kemi të qartë se kush duhet të financoj kë, akoma nuk kemi një qartësim në lidhje me limitet dhe kufijtë që media ka me raportimin dhe pasqyrimin e veprimtarive elektorale të partive dhe subjekteve, si pasqyrohet kjo marrëdhënie dhe ca pasojash ka.

Zgjedhjet do të kenë një numër jo të vogël të kryetarëve të bashkisë që aktualisht janë në detyre dhe do garojnë dhe është e rëndësishme për të kuptuar se ku është kufiri ndërmjet përmbushjes normale të funksionit të tyre si kryetar, me veprime të cilat janë pjesë e fushatës së tyre elektorale. Kjo është shumë e rëndësishme dhe ne të punojmë ngushtë me partitë politike.

Sjellja e institucioneve publike, lidhet me standartin e procesit zgjedhor, ne do të kemi gjithë vëmendjen për ta mbikqyrur këtë sjellje.r.p

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY