Rama viziton Durrësin, lagje të qytetit u fundosën në ujë, Rama: Sivjet...

Rama viziton Durrësin, lagje të qytetit u fundosën në ujë, Rama: Sivjet Durrësi është mirë

43
0
Shares

Kryeministri Rama inspektoi sot disa nga zonat e prekura nga reshjet intensive në vend, duke nisur nga Durrësi, pikërisht aty ku situata problematike e këtyre ditëve, u menaxhua më së miri falë punës së palodhur të bashkisë dhe argjinaturës së ndërtuar pas përmbytjeve të mëparshme.

Kryetarja e Bashkisë së Durrësit Emirjana Sako informoi lidhur me situatën aktuale, ku prurjet e dendura janë frenuar në pjesën dërrmuese të  pikave të mbetura problematike nga e shkuara, siç është edhe zona e Sukthit të Ri dhe lagjja “Erzen.

Ne kemi realizuar argjinaturën e daljes së lumit Erzen. Këtu kalon lumi, lidhet me  pjesën tjetër të autostradës, dhe me bordin e kullimit kemi investuar në këtë segment. Këtu jemi në njësinë administrative Sukth. Dhe në njësinë administrative të Katundit të Ri. Po shohim sot, se situata këtu është shumë e mirë. Në 2021 vetëm në këtë njësi administrative janë përmbytur 143 familje. Janë rimbursuar me buxhetin e bashkisë rreth 17 milionë lekë të reja për sa dëme kanë pasur, të jashtëzakonshme dhe brenda në shtëpi dhe në toka bujqësore. Por, me këtë investim situata ka qenë goxha mirë këtë vit. Kemi ndërhyre gjithashtu dhe në njësinë administrativë Katund i ri. Janë bërë rreth 1.2 km argjinaturë të Lumit Erzen. Këtu ka pasur goxha, se lumi kërkon dhe mirëmbajtje, dhe ka pasur goxha sipërfaqe që përmbyteshin në këtë zonë. Nga ana tjetër, në qytetin e Durrësit ka patur pika ku kemi pasur probleme, në zonën  e Durrësit të Ri ku ne kemi disa familje, të cilat do t’i vlerësojmë. Në hidrovor kemi arritur deri te pika 55 cm, pra ka qenë situatë relativisht kritike dhe për hidrovorin, por me ndërhyrjet e vazhdueshme që kemi pasur në qytet nuk kemi pasur probleme aq të mëdha sa ka qenë sasia e reshjeve.” -shpjegoi Kryetarja e Bashkisë.

Kryeministri Rama tha se situata e këtyre ditëve ka qënë ndër të tjera një provë për investimet e bëra në infrastrukturë, të cilat bënë të mundur që situata të menaxhohej shumë më mirë, sesa disa vite më parë. “Kjo ka qenë provë e madhe se ishte volum i madh reshjesh, por përgjithësisht Durrësi ka qenë mirë, dhe pjesa hyrjes në qytet, edhe dje, edhe sot, që dikur bëhej liqen, kështu që përgjithësisht Durrësi ka qenë mirë.” – tha ai.

Ndërkohë mbeten problem disa pika të veçuara në zonën e ish-kënetës, ku ndërtimet pa leje janë bërë nën kuotë dhe ku rezulton tejet e vështirë shmangia e pranisë së ujit në disa dhjetëra shtëpi, në rast reshjesh të dendura.Do të ndërhyjmë me buxhetin e bashkisë, në ato nyje të cilat i kemi ende problematike siç është kryqëzimi te shkolla “Leonik Tomeo” apo kryqëzimi te Vëllazërimi që përmbyten apo kanë një dendje të reshjeve. Mendoj që nëqoftëse ka përmirësim të motit, situata është nën kontroll.” – u shpreh Kryetarja e Bashkisë Sako. r.q

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY