Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

A është gati shoqëria shqiptare për përdorimin e parasë virtuale?

21/11/2022
A është gati shoqëria shqiptare për përdorimin e parasë virtuale?
Share on FacebookShare on Whatsapp

Qendra studentore ABC Tiranas Club në bashkëpunim me Fakultetin e Ekonomisë në Universitetin e Tiranës dhe me mbështetjen e programit B4Students zhvilluan ditën e henë, 21 Nëntor 2022, ora 10:00, Forumin e Diskutimit “Përdorimi i parasë virtuale, a jemi gati!?”

Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të Edicionit të Pestë të programit studentor “Edukimi ekonomik dhe financiar i publikut”, të cilin ABC Tirana Cub e realizon prej vitit 2019.
Të ftuar ishin studentë dhe pedagogë, ekspertë, përfaqësues të OJF-ve, medias etj.

Paraja virtuale nuk është më “e nesërmja”, u tha gjatë Forumit. Ajo është “e sotmja” në zhvillimet ekonomike dhe financiare në rang global dhe atë kombëtar. Është një pjesë dinamike që ndikon në tregjet finaciare. Përfaqësues të qeverive, të sistemit bankar, ekspertë dhe studiues të ndryshëm e kanë në agjendën e tyre të hulumtimit dhe rregullimit qarkullimin e parasë virtuale. Sot kriptomonedha është pjesë e agjendave të debatit – fuqia reale e saj, roli, ndikimi, efektet në tregjet botërore dhe ato kombëtare etj.

Gjatë Forumit u fol mbi realitetin e kriptomonedhave në Shqipëri, për legalizimin e kësaj pjese të tregut, për legjislacionin e miratuar si dhe sfidat për të ardhmen. Në aktivitet u prezantua dhe një sondazh me 300 të pyetur mbi perceptimet dhe vlerësimet e tyre mbi kriptomonedhat, për gatishmërinë dhe hezitimin e qytetarëve për t’u përfshirë në qarkullimin e parave virtuale.

Dekani i Fakultetit të Ekonomisë, prof.dr. Dhori Kule ka përgëzuar studentët për përfshirjen në një fushatë informimi dhe ndërgjegjësimi të publikut, aq më tepër kur fokusohen dhe në tema që kanë ndjeshmëri tek qytetarët. “Rëndësi ka që përmes këtyre aktiviteteve të përçohet besim tek sistemi, pasi çdo keqinformim apo spekullim në përhapjen e informacioneve jep efekte negative tek publiku, ndikon drejtpërdrejt në aktivitetin ekonomik dhe financiar. Dukuritë e reja në fushën ekonomike kërkojnë përgjegjësi në menaxhim dhe interpretim, në të kundër stimulohet kaos te njerëzit, te mendimet dhe vendimarrjet e tyre”.

Drejtuesi i ABC Tirana Club, Johan Muka, tha se organizata është prej më shumë se katër vitesh në bashkëpunim me Fakultetin e Ekonomisë duke konkretizuar programin “Edukimi ekonomik dhe financiar i publikut”, me synimin “të nxisë interesin e publikut, sidomos të të rinjve, mbi aspekte ekonomike dhe financiare. Të nxisë më shumë institucionet publike, sidomos Ministrinë e Arsimit dhe Sporteve, si dhe agjencitë varëse të saj që, edukimi ekonomik dhe financiar të jetë më shumë pjesë e kurrikulave në programet mësimore, që në nivelin e arsimit fillor”.

Nga viti 2019 ABC Tirana Club, ka realizuar disa edicione. Edicioni i Parë ishte “Shit dhe bli vetëm në monedhën kombëtare, Lek”; viti 2019. Edicioni i Dytë mbi “DeCash-izim vs informalitet”, viti 2020. Edicioni i Tretë titullohej “Apliko pagesën elektronike”, viti 2021. Edicioni i Katërt ishte “Kursim apo investim – kur është koha?”, realizuar në maj të vitit 2022.

Aktualisht po zhvillohet Edicioni i Pestë titulluar “Përdorimi i parasë virtuale, a jemi gati!?”, ku veç Forumit të Diskutimit me ekspertët dhe zhvillimit të sondazhit, është planifikuar dhe një fushatë informimi dhe ndërgjegjësimit me publikun. a.b

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Vendimi për hapjen e negociatave, a do t’i thuhet sot “JO” Shqipërisë?

Ngecin negociatat me BE, nuk miratohet raporti kyç për Shqipërinë

16/03/2026
Bardhi dhe Spiropali ndeshen në Kuvend: Rama turpëroi Shqipërinë

PD bojkoton seancën plenare të së martës: E paligjshme dhe në kundërshtim me rregulloren

16/03/2026
PD cakton datat për zgjedhjen e kryetarit dhe Kuvendin Kombëtar

PD cakton datat për zgjedhjen e kryetarit dhe Kuvendin Kombëtar

16/03/2026
Berisha: Leva e Arkimedit për rrëzimin e Ramës jemi ne. Nesër në protestë

Berisha: Afera e Mogherinit është 5 herë më e madhe në Tiranë se në Bryzh. Ne do insistojmë që kjo aferë të hetohet

16/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Vendimi për hapjen e negociatave, a do t’i thuhet sot “JO” Shqipërisë?

Ngecin negociatat me BE, nuk miratohet raporti kyç për Shqipërinë

16/03/2026
Bardhi dhe Spiropali ndeshen në Kuvend: Rama turpëroi Shqipërinë

PD bojkoton seancën plenare të së martës: E paligjshme dhe në kundërshtim me rregulloren

16/03/2026
PD cakton datat për zgjedhjen e kryetarit dhe Kuvendin Kombëtar

PD cakton datat për zgjedhjen e kryetarit dhe Kuvendin Kombëtar

16/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.