Sekuestrohen në Rinas sende me vlerë, aksesorë floriri, si dhe 14 ora dore, të markave të shtrenjta.
Vihet në pranga 42-vjeçari, të cilit iu gjetën në automjet, sendet e kontrabanduara.
Bazuar në analizën e riskut, kaluan në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, automjetin me drejtues shtetasin K. H.
Si rezultat i kontrollit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, aksesorë floriri (varëse, byzylykë, unazë dhe vathë) dhe 14 ora dore, të markave të shtrenjta, të dyshuara të kontrabanduara, pasi 42-vjeçari nuk dispononte faturë të blerjes së këtyre sendeve.
Bëhet fjalë për 9 ora rolex, 2 patek philip dhe 3 te markave te tjera te shtrejta.
Po ashtu ai kishte varëse, byzylyk, unazë, vathë te gjitha flori 18 karat dhe me gurë diamant, afro 300.000 euro mall.
Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Tiranë arrestuan në flagrancë shtetasin K. H., 42 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera”, “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/