Orikum-Dukat drejt përfundimit para afatit, quhet ndryshe rruga e florinjtë

Orikum-Dukat drejt përfundimit para afatit, quhet ndryshe rruga e florinjtë

48
0
Shares

Në rrugën Orikum-Dukat, një investim i prokuruar me 5 fishin e kostove reale janë realizuar deri tani 68 % e punimeve.

Kryeministri Edi Rama, ishte sot në kantierin e hapur të rrugës Orikum-Dukat, së bashku me Zëvendëskryeministren Belinda Balluku, për të ndjekur nga afër ecurinë e punimeve ndërsa nuk thanë asnjë fjalë për koston e lartë të rrugës.

“Këtu ndodhemi në rrugën që ndërtohet nga  Ura e Shën Elizës deri në portin e Jahteve. Një rrugë rreth 15 km e gjatë. I kemi nisur punimet në vitin 2021 dhe ka afat dorëzimi në mars 2024. Deri tani ecuria e punimeve është në 68% dhe këtu ndodhemi në lotin e tretë që është loti i ri, është traseja që është ndërtuar nga e para, është një lot kompleks, ndjek luginën e lumit për të shkuar dhe për t’u bashkuar me tunelin e Llogorasë. Pjesa të cilën po përshkojmë tani është pjesa ku ka 5 ura dhe një tunel panoramik. Një prej urave, e cila ndërtohet në këto momente dhe jemi duke hedhur pjesë e këmbëve të kësaj ure dhe në ndërkohë që në të gjithë zonën ku kalon loti i tretë janë parashikuar dhe punimet përsa i përket mbrojtjes lumore. Siç thamë, kemi zgjedhur të ndjekim luginën e lumit.” – shpjegoi Zëvendëskryeministrja Balluku, e cila foli ndër të tjera për situatën energjetike në vend, duke marrë shkas nga reshjet e dendura të shiut që nisën nëzonën e inspektimit.

“Ka prurje të konsiderueshme. Ka patur një shkëputje të reshjeve mbrëmë në darkë, ndërkohë që ka nisur tani në orën 12 dhe pritet të përfundojë në orën 12 të natës, duke pasur prurje në liqenin e Fierzës, të cilën ne po e konservojmë për të rritur nivelin, jemi gati në 268 m duke shkuar në këto momente. Përsa i përket pjesë së Komanit dhe Vaut të Dejës duke qenë se janë të dyja liqene të vegjël po tregohemi të kujdesshëm, po punojmë agregate, por nga ana tjetër do të na duhet që të shikojmë sesi ta menaxhojmë pasi prurjet do jenë  gjatë ditës së nesërme por do të vazhdojnë deri në datën 23 dhe duhet të jemi të kujdesshëm patjetër për të mos patur shkarkime. Duhet të shkëmbejmë energji me Kosovën ose do dalim në treg për të shitur.” – detajoi zëvendëskryeministrja Balluku.

Në vijim të inspektimit, drejtori i ARRSH Evis Berberi, informoi se punimet po ecin me ritme të kënaqshme, pavarësisht volumit të madh të punës. “Kjo është ura më e madhe, 120 metra e gjatë. Pastaj kemi edhe tre ura të tjera, gjëja e mirë që kemi në bazë të ecurisë dhe pritshmëritë që kemi ne, është që ta bëjmë të aksesueshme brenda sezonit e ardhshëm veror, në fund të qershorit, ne e kemi të aksesueshëm si kantier dhe pastaj do merremi me mbrojtjen e skarpatave dhe me sinjalistikën. Kështu që ajo qe kemi treguar gjatë kësaj kohe, është qe edhe pse kantieret i kemi me kontrata të nënshkruara nga 1 vit deri në 2 vjet, do mundohemi t’i përfundojmë të gjitha më shpejt sepse ka pasur ritme të kënaqshme.” – u shpreh ai. r.p

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY