SKAP-i i partisë po mbyll aferën e djegësave, Rama ka firmosur kontratë për veten e tij, deklaroi sot në një konferencë shtypi në selinë e PD, kreu i PD, Sali Berisha.
“SKAP-i i partisë, po bën gjithçka për të mbyllur aferën e djegësave, për ta shitur si një aferë të disa punonjësve të kësaj sipërmarrje gjigante të krimit ekonomik të Edi Ramës, Agaçit, Ahmetajt, Veliajt dhe Kokës.
Çdo hap që bëhet, bëhet me qëllimin e vetëm për të mbrojtur Edi Ramën nga krimi që ai personalisht ka kryer.
Inceneratorët janë sipërmarrje direkte e Ramës, Agaçit, Ahmetajt, Veliajt dhe Kokës. Janë, sepse Edi Rama, për të mbushur thasët me euro me grupin e tij mafioz, organizatën e strukturuar kriminale, pranon të firmosë, në kundërshtim flagrant me ligjet e vendit, në kundërshtim flagrant me qëndrimin e Autoritetit të Prokurimeve Publike, që i thotë se procedura ‘negociatë e mbyllur’ nuk ekziston në ligjin shqiptar, me fjalë të tjera, ekziston vetëm në kodet e mafias”, tha Berisha.
Pavarësisht kësaj shkrese, lakmia, babëzia dhe pangopshmëria për vjedhjet, paratë, e shtyjnë kryeministrin të firmosë fap-fap-fap siç do deklaronte në Komisionin Parlamentar, shpjegoi kreu i PD.
“Edi Rama vendosi për ndërmarrjen e tij bashkë me Agaçin, të fusë duart e zeza në fondin rezervë të Këshillit të Ministrave dhe të transferojë paratë në Ministrinë e Mjedisit për inceneratorin kur ajo nuk kishte asnjë qindarkë të vetme për këtë objekt”, theksoi Berisha.
Berisha për SPAK: Më mirë që të veprojë SKAP se të veprojnë qytetarët, që t’i bëjnë një gjyq publik Edi Ramës.
Nuk ka kontratë që nuk zgjidhet, përveç kontratës së ndërmarrjes së Edi Ramës.
SKAP-i kryen një vepër penale që nuk vepron. SKAP-i nuk mund ta shpëtojë kurrë Edi Ramën.
Është më mirë që të veprojë SKAP se të veprojnë qytetarët, që t’i bëjnë një gjyq publik Edi Ramës.
Edi Rama ka firmën e tij mbi një bonus për një ndërmarrje që nuk ekzistonte mbi tokë. Një sipërmarrje që merr bonusin dhe vetëkrijohet tetë muaj më pas.
Por, i kapur përfundimisht si drejtues i një organizate kriminale të djegësit, ai vazhdon në parimin e krijimit të dominancave me afera të tjera shumë më të mëdha.
Për të besuar se kështu do i mbyllë dhe do i vendosë në harresë, palë palë. r.p
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/