Peka: Qeveria, 7 milionë euro për shërbimin sms në e-Albania. Përpjekje...

Peka: Qeveria, 7 milionë euro për shërbimin sms në e-Albania. Përpjekje për të fuqizuar patronazhistët

44
0
Shares

AKSH do të shpenzojë 7 milionë euro për shërbimin sms në e-Albania. Përpjekje e rradhës për të fuqizuar patronazhistët, deklaroi Avenir Peka, Drejtues i Departamentit të Sigurisë Publike.

Argumentat:

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit do të shpenzojë 7 milion euro nga paratë e taksapaguesve për sms.

AKSHI hapi dje procedurën e prokurimit që ka si objekt “blerjen e ofrimit të shërbimit të sms-ve”.

Përmes këtij shërbimi, sipas AKSH, portali e-Albania dhe sisteme e platforma të tjera elektronike të ndërlidhura në Platformën Qeveritare të Ndërveprimit, dërgojnë SMS për verifikim si dhe për njoftime të ndryshme për shërbimet që kanë aplikuar apo marrë.

Në dokumente sqarohet se, në mënyrë që qytetarët dhe bizneset të përfitojnë shërbime elektronike në portalin e-Albania, është e detyrueshme kryerja e regjistrimit të llogarisë në portal, dhe kjo procedurë përfundohet me sukses vetëm pasi përdoruesi të ketë marrë nëpërmjet një SMS-je kodin me një përdorim për konfirmimin e regjistrimit të llogarisë.

Partia Demokratike e sheh këtë jo si masë të marrë në shërbim të qytetarëve, por si një përpjekje të radhës për të fuqizuar patronazhistët.

Edi Rama po bëhet gati që të nisë manipulimin e zgjedhjeve vendore të 14 majit dhe 7 milion euro sms janë një investim jo vetëm i dëmshëm, por edhe kriminal. Ata marrin para nga arka e shtetit në kohë krize për shërbime jo të domosdoshme dhe fuqizojnë rrjetin e patronazhistëve.

Partia Demokartike i bën thirrje AKSH që të pushojë së qeni mashë në dorën e pushtetit për cënimin e zgjdhjeve të radhës. AKSH duhet të pushojë së qeni për Edi Ramën si Garda Republikane e Iranit për Khomenin, dhe t’i kthehet detyrës së ruajtjes dhe sigurisë së të dhënave të qytetarëve shqiptarë. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY