Skandali me Portin e Durresit, ka reaguar kreu i PD në Durrës dhe kandidati për Igli Cara. Ky projekt përfaqëson aferën më të madhe korruptive të kësaj qeverie, tha Cara sot në një deklaratë për mediat.
Deklaratë për mediat e kryetarit te PD Dega Durres dhe kandidatit ne primare per Bashkine e Durresit, Igli Cara:
Projekti i portit të Durrësit ka qenë prej kohësh kryefjalë e denoncimeve të opozitës.
Një megaskandal që dita-ditës po qartësohet për këdo.
“Durrës Yachts & Marina” nuk ka asgjë të përbashkët me emërtimin e projektit, ku qëllimi i vetëm është vjedhja duke shfrytëzuar pasuritë publike.
Pa transparencë dhe në errësirë të plotë ky projekt përfaqëson aferën më të madhe korruptive të kësaj qeverie.
Durrësi është i lidhur ngushtë me portin, aq sa njihet ndër vite si qyteti port.
Porti dhe qyteti janë dy anë të së njëjtës medalje.
Përpara syve tanë po kryhet, jo vetëm një akt i paprecedentë i grabitjes së pronës publike,por dhe një akt i turpshëm mbi historinë dhe identitetin kombëtar.
Projekti që po na serviret, është projekti i babëzisë, sepse e keqja me këtë qeveri nuk ka kufi.
Të vjedhësh me ligj është standardi i vendosur nga kjo qeveri!
Dëshmi është edhe nxitimi për ta miratuar me shpejtësi këtë projektligj, që fut ujë nga të gjitha anët.
Me gjuhën e shifrave afro 3.8 miliardë euro kundrejt një “fitimi” nëse mund të quhet i tillë prej 2% të xhiros vjetore, që investitori do mbledhë nga Marina.
Në kufijtë e të paimagjinueshmes!
Shteti shqiptar vë në dispozicion rreth 800 mijë metër katrorë të Portit Aktual të Durrësit, ndërkohë që investitori do të investojë vetëm 76 milionë euro.
Një projekt i ndarë në dy faza, ku në fazën e parë nuk përmendet në asnjë rresht Marina, vetëm 4000 ndërtime. 280 vende ankorimi në Marinë, kundrejt mbi 8600 apartamente të tjera të planifikuara në vijim.
Për këtë ka nevojë Durrësi? A duhet shkatërruar nga themelet kjo nyje strategjike, duke e zëvendësuar me ndërtime?
Ndërkohë Rama nuk u kursye duke i etiketuar armiq të gjithë ata, që mendojnë ndryshe!
Pra armiq edhe perfaqesuesit e BE-së sepse ky projekt është në kundërshtim me marrëveshjen e stabilizim asociimit.
Po kështu edhe përfaqësuesit e NATO-s, të cilët janë shprehur kundër.
Pa lënë mënjanë specialistët më në zë të fushës, të cilët gjithashtu janë shprehur kundër.
Për fat të keq, atë që nuk na e bënë as pushtuesit , Durrësit e shqiptarëve po ja bën Rama.
Opozita ka folur qartë dhe është e vendosur në qëndrimin e saj, në lidhje me këtë projekt antikombëtar dhe të pabesë, që në krye të herës.
Nuk do të ndalet duke thënë të vërtetën dhe duke përdorur çdo rrugë demokratike e ligjore për ta ndaluar marrëzinë e babëzisë.r.p
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/