Publikohet ekspertiza e vdekjes së Lear Kurtit, ja pse humbi jetën sipas...

Publikohet ekspertiza e vdekjes së Lear Kurtit, ja pse humbi jetën sipas akuzës

38
0
Shares

Është publikuar nga prokuroria  ekspertiza mjeko-ligjore për vdekjen e Laer Kurtit në ambientet e komisariatit nr.3. Ngjarja ndodhi më 19 tetor ku i riu ishte shoqëruar në polici.

Prokuroria ka gjetur se shkak i vdekjes është diagnoza Anatomo-Patologjike, e shkaktuar nga mbidozimi (helimim) akut me lëndë narkotike e llojit kokainë.

Detajet:

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka administruar aktin e ekspertimit mjeko-ligjor nr. 494/22 datë 14.11.2022, në lidhje me shkaqet e vdekjes së shtetasit Lear Kurti.

Në përgjigje të aktit të ekspertimit mjeko-ligjor, përcaktohet diagnoza Anatomo-Patologjike:

Mbidozim (Helimim) akut me lëndënarkotike e llojit kokainë. Ishemi acute Hypoksite e miokardit e shoqëruar me kontraktim dhe deformim të miofibrilive, edemë e shprehur e trurit, atelektazë dhe emfizemë kompesatore e mushkrisë, hepatitkronik persistent.

Shkaku i vdekjes se shtetasit Lear Kurtika qenë helmimi (mbidozim) akut me lëndë narkotike të llojit kokainë, i komplikuar me shok toksik, me mekanizimin e ishemisë akutetëmiokardit që ka sjellë për pasojë asistolinëkardiake (Ndalim i menjëhershëm i zemrës). a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY