Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

LIBRI/ “Jona dhe deti”, një poemë vere që lexohet në çdo stinë…

16/11/2022
TIRANË/ Në pranga 55 vjeçari, s*ks me një të mitur
Share on FacebookShare on Whatsapp

Për librin e ri “Jona dhe deti”, autor Zimo Krutaj, botues “mediaprint”

Në panairin e ri të librit, të hapur sot në Pallatin e Kongreseve, zënë një vend të veçantë librat e rinj për fëmijë, të autorëve shqiptarë. Një ndër to është libri “Jona dhe deti” (poemë vere), shkruar nga Zimo Krutaj, botim i Shtëpisë Botuese “mediaprint”.

Ky libër është fitues i Fondit të Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit, për krijimtarinë letrare për fëmijë, viti 2022. Lexuesit e vegjël, por edhe ata më të rritur, marrin në duar një poemë të gjatë për fëmijë, që ka si pikënisje kontaktin e parë të një vajze të vogël me detin. Thënë ndryshe, është përshkrimi, historia, befasitë e ndodhitë e ditës së parë të vogëlushes buzë detit, në një lojë reale e imagjinare ku ndërthuret e shkrihet realiteti dhe trillimi, koha dhe hapësira.

Në poemë, deti personifikon të panjohurën, të renë, të bukurën, atë botë të çuditshme e joshëse, atë mrekulli të kaltër që na kthen të gjithëve në fëmijë, që na nxit ta njohim e ta eksplorojmë në tërë bukurinë e pafundësinë e vet. Vajza (Jona) përfaqëson, me dëlirësinë, kureshtjen, përpjekjen dhe etjen e pafund (si deti), prirjen e lindur, të vetvetishme, të fëmijës për njohje, dije, imagjinatë, jetë, dashuri…

Poema “Jona dhe deti” synon të evokojë e të lartësojë shpirtin e ndjeshëm, të pasur me vlera të qenësishme, të domosdoshme për jetën e formimin e njeriut, si dhe lidhjen e ngushtë e marrëdhëniet e fëmijës me natyrën, si pjesë e pandarë e botës, si “shtëpia” e madhe ku jeton e rritet.

Vogëlushja Jona, në udhëtimin imagjinar të saj mes për mes detit, takon personazhet fantastikë të përrallave tona popullore, si dhe figurat më të njohura të letërsisë botërore për fëmijë. Situatat befasuese, ëndrra dhe zgjimi, dritat dhe ngjyrat e detit në perëndim; bota e gjithë, e parë me sytë e fëmijës, i japin kësaj poeme një frymëmarrje të re, një tjetër hapësirë, që nxit kureshtjen, përfytyrimin dhe edukimin e fëmijëve me të mirën dhe të bukurën…

Ilustrimet e piktores Fatlinda Shala e pasurojnë librin me imazhe që marrin dritë, ngjyra e kuptim në vështrimin e lexuesit, sendërtojnë pamje të natyrës e personazhe të poemës, duke përcjellë, përforcuar e bërë më të prekshme, kumtet e tekstit poetik.

Me librin “Jona dhe deti”, biblioteka e fëmijëve plotësohet me një vepër të re të poezisë për fëmijë, të llojit të poemës rrëfimtare të ilustruar, me personazhe e ngjarje të ndërthurur me elementë fantastikë, me tipare të theksuara lirike. Vargu tetërrokësh i thyer, rimat e puthura, asonancat dhe aliteracionet e shpeshta, si dhe figurat tingëlluese, e pasurojnë poemën me ritme muzikore që lehtësojnë “këndimin” e strofave nga prindërit, për fëmijët që ende nuk kanë mësuar të lexojnë…     r.k

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Aksident i rëndë në Elbasan, humb jetën i riu

Aksident i rëndë në Elbasan, humb jetën i riu

24/01/2026
Hyri i qeshur dhe doli nervoz, çfarë ndodhi në gjyqin e djalit të deputetit Rraja

Apeli lë në burg “tregtarët” e mëdhenj ndërkombëtarë të Fushë Krujës

24/01/2026
EMRI/ U dënua nga GJKKO me 6 vjet burg, kapet më në fund në Fushë Krujë

Kërcënoi gruan me jetë, policia arreston të shoqin në Memaliaj

24/01/2026
Berisha me të rinjtë: Kjo qeveri nuk ka më legjitimitet, kam besim se ju do e përmbysni atë me sukses

Berisha me të rinjtë: Kjo qeveri nuk ka më legjitimitet, kam besim se ju do e përmbysni atë me sukses

24/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Aksident i rëndë në Elbasan, humb jetën i riu

Aksident i rëndë në Elbasan, humb jetën i riu

24/01/2026
Hyri i qeshur dhe doli nervoz, çfarë ndodhi në gjyqin e djalit të deputetit Rraja

Apeli lë në burg “tregtarët” e mëdhenj ndërkombëtarë të Fushë Krujës

24/01/2026
EMRI/ U dënua nga GJKKO me 6 vjet burg, kapet më në fund në Fushë Krujë

Kërcënoi gruan me jetë, policia arreston të shoqin në Memaliaj

24/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.