Kush janë në letra 7 përfituesit fundorë të projektit të Portit...

Kush janë në letra 7 përfituesit fundorë të projektit të Portit të Durrësit, deputeti publikon faksimilen por thekson dyshimin e madh

71
0
Shares

Deputeti i PD, Agron Shehaj ka publiikuar lsitën e 7 përfituesve fundorë të projektit të Durrësit.

Edi Rama mashtroi publikisht kur tha se Portin e Durrësit do ta ndërtonte Emaar. Sipas vetë deklarimeve të kompanisë “Eagle Hills” në institucionet shtetërore, përfituesi fundor që po merr Portin e Durrësit, rezulton Muhamed Alabbar dhe familja e tij, thotë Shehaj.

“Siç dëshmohet qartë nga kjo foto, Alabbar rezulton të ketë 40 për qind të aksioneve fundore në Portin e Durrësit, ndërsa familiarët e tij rezultojnë të kenë 60 për qind të tjerat. Pra Porti i Durrësit, projekti 2.1 miliardë euro i shumë trumbetuar nga qeveria dhe kryeministri është thjesht një biznes familjar.

Në projekt nuk ka as Emaar as princ kurore siç mashtronte publikisht Edi Rama, por është vetëm familja Alabbar. Me pak fjalë, qeveria shqiptare po bën ligj dhe po hyn në marrëveshje 2.1 miliardë euro vetëm me një individ, të cilit po i falen 820 mijë metër tokë, mbi 300 milionë euro taksa dhe për hir të këtij biznesi po shkatërrohet porti më i madh tregtar i vendit”, deklaroi Shehaj.

Në vijim Shehaj tjotë se megjithatë edhe ky zinxhir pronësie është i bazuar në vetdeklarimet e kompanisë Eagle Hills. Askush nuk mund të provojë se kush qëndron realisht pas aferës së portit të Durrësit, pasi skema e përdorur është thuajse identike me atë të inceneratorëve, marrëveshje me individë dhe kompani të sapokrijuara pa asnjë historik financiar.a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY