Rama përgënjeshtron Ramën me fjalët e gjeneralit serb: Fasadën e “Qemal Stafës”...

Rama përgënjeshtron Ramën me fjalët e gjeneralit serb: Fasadën e “Qemal Stafës” do ta bëjmë edhe më të vjetër

54
0
Shares

Kryeministri Edi Rama në përpjekje për të na bindur se shembja e fasadës së Stadiumit “Qemal Stafa” është gjëja më e mirë, më shumë përgënjeshtron veten e tij.
Dëshmia më e mirë është ballafaqimi i deklaratave të tij, kur “njeri i kulturës” në opozitë, “shpërtheu” kundër prishjes së Piramidës, ndërsa sot si kryeministër, vetidentifikohet me talebanizmin.
“Në cilësinë e një njeriu të kulturës dhe të artit, që nuk e pranoj dot talebanizmin në raport me objektet, sepse i çfarëdo kohe qoftë dhe me çfarëdo arsye u motivoftë është talebanizëm. Talebane është edhe e kundërta. Pra të bësh atë që bënte Enver Hoxha me trashëgiminë kulturore dhe historike të këtij vendi.
Ju po e bëni njësoj si gjenerali serb, që kur u shemb Ura e Mostarit tha ‘mos u mërzisni dhe mos shqetësohet bota, do ta bëjmë edhe më të bukur, do ta bëjmë edhe më të vjetër”, ishin argumentet e shprehura prej Edi Ramës në vitin 2010 kur Sali Berisha qe ulur në kolltukun që ai mban sot dhe vendosi të shkatërrojë piramidën.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY