DENONCIMI/ Azilantja shqiptare në Gjermani: Punonjësit e kampit më përdhunuan pas gotës...

DENONCIMI/ Azilantja shqiptare në Gjermani: Punonjësit e kampit më përdhunuan pas gotës së tretë të vodkës

67
0
Shares

Një grua shqiptare, e cila ka qenë azilante në kampin e refugjatëve në Burbah të Gjermanisë akuzon katër punonjës të kampit se e kanë rrëmbyer dhe përdhunuar për dy ditë rresht.
Lajmin e bën të ditur gazeta gjermane WRD. Ajo tregon se është marrë nga kampi dhe është dërguar në një shtëpi, ku ka qenë e pandërgjegjshëm.
Ajo tregon se një punonjës i sigurisë në kamp, e kishte ftuar për në pije bashkë me kolegët e tjerë.
“Pas gotës së tretë rashë pa ndjenja dhe kur u zgjova isha në një shtëpi tjetër me katër persona. Kam frikë se më kanë përdhunuar”, thotë ajo.
Denoncimin e saj e përforcon më shumë një shqiptar tjetër, Armando Milloshi, që thotë se ka parë momentet kur gruaja ishte e dehur me vodka me rojet e sigurisë. Më pas, sipas tij, ajo humbi ndjenjat dhe u nxor jashtë kampit.
Megjithatë, prokurorët thonë se rasti është shumë i vështirë për t’u hetuar, pasi gruaja thotë se ka ndodhur muaj më parë dhe nuk mund të përcaktohet nëse është përdhunuar ose jo.
Nga ana tjetër,  forcat e sigurisë në kamp kanë mohuar akuzat e gruas, duke thënë se ato janë të pavërteta.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY