Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Hija e madhe e marrëveshjes së Portit të Durrësit, qeveria ka fshehir pjesën që i takon në ‘real estate’. Minimal fitimi nga porti i marinës, merr 2% pasi ka fal 8%

09/11/2022
Kompania Moveo Albania largon administratorin pas lajmit se përfaqëson një kompani guackë që do ndërtojë Portin e Durrësit
Share on FacebookShare on Whatsapp

Në projektin 2 miliardë dollarë te Ballinës së Durrësit, që do të zbatohet nga Eagle Hills Real Estate Development shteti shqiptar parashikon një fitim të ulët për këtë të fundit.

Relacioni i marrëveshjes së miratuar një javë më parë në qeveri parashikon se fitimi real të jetë 2% i xhiros vjetore të Marinës. Thuajse të gjithë nenet e projektligjit të marrëveshjes citojnë shtojca dhe elemente që qeveria ka preferuar t’i mbajë sekret, duke e lënë kështu në terr publikun mbi përfitimet reale të tij, që nga një investim gjigant i kësaj natyre do të ketë vetëm “thërrime”.

Një nga paqartësitë më të mëdha lidhet me faktin se projekti që parashikon kompleks ndërtimor dhe një marinë për jahtet lë të kuptohet se përfitimi do të llogaritet vetëm mbi 2% të xhiros së Marinës. Pra zona ku do të ankorohen jahtet si dhe pjesa e biznesit e lidhur me Marinën

“Investitori strategjik do t’i paguajë MIE-s një tarifë vjetore të barabartë me dy (2) për qind të xhiros vjetore që investitori strategjik do të grumbullojë nga Marina, bazuar në pasqyrat financiare për çdo vit financiar.

Menjëherë pas mbarimit të kohëzgjatjes së marrëveshjes për Marinën përkatëse të drejtat e investitorit strategjik do të mbarojnë automatikisht dhe pronësia e Marinës dhe aseteve përkatëse, duke përfshirë, por pa kufizim, të pajisjeve elektromekanike dhe kompjuterike në lidhje me të, do t’i transferohet MIE-së, dhe Investitori Strategjik nuk do të ketë më të drejta t’i përdorë dhe gëzojë ato” thuhet në relacionin e dorëzuar në Kuvend për projektin që do të zerë vendin e portit aktual të Durrësit

Dokumentet nuk janë shumë të qarta për përfitimin real nga ndërtimet rezidenciale dhe ato të biznesit që do të ketë ky projekt dhe ku fitimet e investitorit pritet të jenë të jashtëzakonshme në kushtet kur toka e vënë në dispozicion i garantohet nga shteti, taksa e infrastrukturës dhe strehimit social po i falen duke e llogaritur si pjesën takuese të shtetit shqiptar në investim.

Perceptimi mbi një përfitim minimal të shtetit në këtë projekt duket se përforcohet nga mosdhënia e detajeve të nevojshme për çdo element të marrëveshjes, e cila vijon të jetë e papublikuar dhe do të kalojë me procedurë të përshpejtuar në Kuvend.

Shteti tenton që në marrëveshje të theksojë se do të ketë të drejtën e vendosjes së vetos në çështje të rëndësishme të asamblesë së aksionerëve, si dhe një kontroll mbi aspektet financiare të zbatimit të projektit por të gjitha këto janë të ndara nga përfitimi real që do të marrë nga zbatimi.

Lidhur me financimin e projektit që do të zbatohet në dy faza relacioni i projektligjit të marrëveshjes parashikon që “financimi i investitorit strategjik do të sigurohet përmes kombinimit të:

– financimit të kapitalit nga Eagle Hills-i;

– financimit të borxhit të kontribuuar nga, ose në emër të, Eagle Hills-it;

– të ardhurave e shitjeve të grumbulluara prej klientëve nga investitori strategjik;

– huamarrjes nga institucionet financiare, dhe

– investimeve nga investitorë palë e tretë, të organizuara nga Eagle Hills-i;

Në këtë marrëveshje është synuar që pesha e investimit t’í bjerë vetëm palës investuese, pasi ajo e ka marrë përsipër investimin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

SONILA MEÇO/ E kështu mediokri zgjedh mediokrin, servili servilin

SONILA MEÇO/ Pra problemi nuk qenka pushteti, por reagimi ndaj tij!

26/01/2026
Qeveria propozon këshill censure për median në internet

Ja çfarë shkruan për protestën  ‘iraniani’ i Surrelit që hodhi gaz të skaduar mbi qytetarët

25/01/2026
Berisha: Protestën e bënë të rinjtë, gazi i skaduar i ndaluar nga Konventat Ndërkombëtare

Berisha: Protestën e bënë të rinjtë, gazi i skaduar i ndaluar nga Konventat Ndërkombëtare

25/01/2026
Policia sulmoi protestuesit me gaz që bllokon frymëmarrjen. I ndjek me topat e tymit deri brenda bllokut

Gazi i skaduar mbi protestuesit: Degjenerim kimik, kalim në substanca tejet toksikuese

25/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

SONILA MEÇO/ E kështu mediokri zgjedh mediokrin, servili servilin

SONILA MEÇO/ Pra problemi nuk qenka pushteti, por reagimi ndaj tij!

26/01/2026
Qeveria propozon këshill censure për median në internet

Ja çfarë shkruan për protestën  ‘iraniani’ i Surrelit që hodhi gaz të skaduar mbi qytetarët

25/01/2026
Berisha: Protestën e bënë të rinjtë, gazi i skaduar i ndaluar nga Konventat Ndërkombëtare

Berisha: Protestën e bënë të rinjtë, gazi i skaduar i ndaluar nga Konventat Ndërkombëtare

25/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.