Policia e Durrësit ka folur zyrtarisht për pengmarrjen e 11-vjeçare sot nga një 46-vjeç në një banesë në Kodër Rrashbull.
Sipas policisë, sot rreth orës 07:00, në Kodër Rrashbull, Arben Kabashi, 46 vjeç, ka kaperyer murin rrethues dhe eshte futur ne banesen e komshiut , ku ka marrë me forcë në banesën e tij vajzen e komshiut , shtetasen e mitur, Xh. K. 11 vjeçe.
Ne banese ndodheshin vetem tre vajzat pasi prinderit kishin ikur ne pune me heret.
Me të marrë njoftimin menjëherë më vendngjarje kanë shkuar Efektivat e Policisë së Durrësit, të cilët kanë rrethimin e baneses.
Shtetasi i lartpermendur i cili vuan nga depresioni mbante ne dore nje thike dhe kercenonte se do te vriste vajzen.
Ndodhur ne keto kushte, ne pamundesi te faktorit kohe per te pritur forcat me te specializuara per te tilla nderhyrje, efektivat e Policise Durres duke pare qe po i kercenohej seriozisht jeta vajzes, me inisiateve dhe me profesionalizem kane nderhyre me shpejtesi ne disa drejtime duke i terhequr vemendjen agresorit.
Fale nderhyrjes se shpejte dhe të specializuar të Policisë së Durrësit është bërë e mundur që e mitura të nxirret nga banesa e shtetasit Arben Kabashi dhe është dërguar në banesën e saj.
Fatmirësisht vajza është në gjendje të mirë shëndetësore por e traumatizuar psikologjikisht ku policia menjehere i ka çuar nje psikologe.
Ne banesen e agresorit ishte edhe nëna e tij, ku falë ndërhyrjes së specializuar është bërë e mundur nxjerrja e saj nga banesa.
Vijojnë përpjekjet dhe negociatat e Policisë së Durrësit së bashku me grupin e negociatorëve të Reneas për dorëzimin e shtetasit A. Kabashi.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/