Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

“Rama riktheu kontrollin qeveritar te universitetet. Rrëmben fondet!”

24/10/2022
Berisha: Jam për një bashkim të plotë të PD
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kreu i PD, Sali Berisha tha sot pasdite gjatë takimit me studentët në selinë e PD, se Rama riktheu kontrollin qeveritar te universitetet. Rrëmben fondet!

Deklarata:

Universitetet në histori kanë patur rol përcaktues në të ardhmen dhe zhvillimin e një kombi. Ato kombe që i kanë patur të vona universitetet si ne, ato kanë patur histori shumë të vështira. Kombet me universitetet më të hershme kanë histori lirie. Universitetet janë qendra drite, qendra dije, qendra lirie në kuptimin e debatit të lirë, në kuptimin e autonomisë, në kuptimin e pavarësisë akademike të studentëve dhe pedagogëve të tyre. Kjo është një periudhë shumë e vështirë për universitetet tona. Kjo sepse në këto 8 vite, në mënyrën më të pamerituar u ndoq një politikë absolutisht rrënuese për këto universitete. U rikthyen nga Rilindja parimet atavike të tejkaluara që nga vitet ‘70-‘80 të shekullit të shkuar në vendet e lira. U rikthye parimi i kufizimit dhe pranimeve të kufizuara në universitete dhe jo i dyerve të hapura të cilin vendet e lira e kanë vendosur nga mesi i viteve ’70 e gjer sot. U rikthye parimi i kontrollit qeveritar i universiteteve nëpërmjet komisarëve, dikur quheshin kancelarë dhe sot quhen administratorë, të cilët nuk veprojnë në përputhje me interesat tuaja, me interesat e pedagogëve tuaj, me interesat e konsolidimit të mësimdhënies dhe kërkimit shkencor, por zbatojnë urdhrat e qeverisë dhe Ministrisë, duke rrëmbyer edhe fondet që krijon universiteti nga burime të ndryshme, përfshirë tarifat tuaja. E njëjta gjë ndodhi me bordet, u emëruan militantë dhe këto së bashku morën atë që duhet liri akademike.

Berisha: Rama trefishoi tarifat. Kostoja e studimeve sa në Britaninë e Madhe ose Holandë!

Për ju u 2-3-fishuan tarifat dhe ju sot keni tarifa disa herë më të larta se sa një austriak në Austri familja e të cilit mund të marrë minimumi 7-10 herë më shumë se familja juaj. Ju paguani tarifa sot së paku 10 herë më shumë seç paguan gjermani në universitetet gjermane, ose sa paguan një shqiptar që shkon në universitetet gjermane. Tarifat që vendosi kjo qeveri për mijëra familje e bëjnë të pamundur të mbështesë fëmijën e dytë për në universitet. Pra, për të kufizuar dhe rënduar barrën për ata që ndjekin janë vendosur pengesa serioze. Janë dy vende me universitete të kushtueshme në Europë, Britania e Madhe dhe Holanda, por që të dyja, në proporcion me të ardhurat familjare, nuk janë më shtrenjtë se universitetet e Shqipërisë. a.b

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

DITA 20/ Protesta për largimin e Ramës, qytetarët grumbullohen para zyrës së Kryeministrit

DITA 20/ Protesta për largimin e Ramës, qytetarët grumbullohen para zyrës së Kryeministrit

19/06/2026
VIDEO/ “Nuk kthehem kurrë në Top Channel”, aktori i njohur flet pas largimit nga “Portokalli”

Erion Isai shkon në gjykatë me 2 akuza. Me të 11 të tjerë

19/06/2026
Gazment Bardhi shpjegon kompromisin për listat: Nuk e dimë nëse do të jetë më mirë apo më keq. Por është progres

Grupi i PD kërkon interpelancë urgjente me Kryeministrin Rama

19/06/2026
Thellohet skandali/ Berisha: Shitësi i pronës në Jalë tek Isa Aliu mbetet anonim

Thellohet skandali/ Berisha: Shitësi i pronës në Jalë tek Isa Aliu mbetet anonim

19/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DITA 20/ Protesta për largimin e Ramës, qytetarët grumbullohen para zyrës së Kryeministrit

DITA 20/ Protesta për largimin e Ramës, qytetarët grumbullohen para zyrës së Kryeministrit

19/06/2026
VIDEO/ “Nuk kthehem kurrë në Top Channel”, aktori i njohur flet pas largimit nga “Portokalli”

Erion Isai shkon në gjykatë me 2 akuza. Me të 11 të tjerë

19/06/2026
Gazment Bardhi shpjegon kompromisin për listat: Nuk e dimë nëse do të jetë më mirë apo më keq. Por është progres

Grupi i PD kërkon interpelancë urgjente me Kryeministrin Rama

19/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.