Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Paloka: Dibra më e bashkuar se kurrë për të larguar të keqen

15/08/2016
Paloka: Dibra më e bashkuar se kurrë për të larguar të keqen
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Edi Paloka, ka mbudhur sot grupin parlamentar në qendër të së cilit ishte organizimi për fushatën elektorale në Dibër. Paloka i cili drejton dhe shtabin e kandidatit Sherefedin Shehu theksoi se të gjithë deputetët dhe drejtuesit e PD-së do të jenë në mbështetje të z. Shehu pasi qytetarët e Dibrës meritojnë një kryebashkiak që mendon dhe punon për ta.
“I gjithë grupi është i gatshëm dhe do të angazhohet në fushatën e Dibrës, ku unë jam i bindur se ne do të fitojmë”, tha ai.
I pyetur nga gazetaret Paloka nuk ka komentuar kandidatin e paraqitur nga PS por ka shprehur bindjen se Sherefedin Shehu është kryebashkiaku që do të sjellë një jetë më të mirë për qytetarët e Dibrës që ndjehen të braktisur  dhe të nëpërkëmbur nga qeverisja e Edi Ramës.
“Nuk kam ndonjë koment për kandidaturën e PS. Do ta shohim si do të sillet në fushatë, sepse për mua nuk ka rëndësi emri që ka krijuar deri më sot. Nëse ai do të jetë pjesë e lojës se Edi Ramës për të marrë atë që nuk i takon, në qoftë se do të hyjë me poshtërsi dhe pisllëqe në këtë fushatë, sigurisht që do të marrë përgjigjen që meriton në çdo aspekt. Nuk dua të paragjykoj. Për ne ka rëndësi që dibranët të kenë përfaqësuesin që meritojnë dhe jo një përfaqësues të Edi Ramës. Ky që përfaqëson PS, nuk e di nëse është koiçidencë që e ka mbiemrin Rama, por për ne pak rëndësi ka. Askush nuk duhet të përfaqësojë më në Dibër Edi Ramën në pushtet”.
“Qytetarët e Dibrës do të tregojnë në këto zgjedhje, theksoi Paloka,
mençurinë dhe qytetarinë e tyre, duke zgjedhur Sherefedin Shehun, si njeriun e punës, si kryebashkiak të tyre”.

Përse i gjithë ky investim i PD për zgjedhjet në Dibër?

Ky është një investim normal. Kemi fushatë vetëm në një zonë dhe sigurisht të gjithë do të angazhohen në atë zonë. Ju e dini shumë mirë që në raste të tilla shteti angazhohet me të gjitha forcat, siç po angazhohet edhe tani. Por nëse ata angazhohen me mënyra aspak legale dhe të arrëta, ne do të angazhohemi për të bërë një fushatë ashtu siç duhet të jetë fushata, siç duhet të jenë zgjedhjet, që qytetarët e Dibrës duhet të jenë të lirë dhe të japin votën për atë që mendojnë se duhet t’i drejtojë. Sigurisht jo për shukrinjtë e Ramës.

Gjatë prezantimit të z. Shehu për kryebashkiak, ju deklaruat se herën e fundit humbët për shkak të përçarjes së Partisë Demokratike. Si është struktura e PD tani? Dhe, fitorja mund të vijë falë Sherefedin Shehut apo punës së strukturave?

Sigurisht që Sherefedin Shehu është një figurë që meriton të gjithë vlerësimin e dibranëve dhe të strukturave të PD. Është një figurë që nderon Partinë Demokratike por edhe Dibrën. Struktura duhet të ndjehet më se e kënaqur me kandidatin dhe jam i bindur që do të punojmë pa rezerva për ta çuar Sherefedin Shehun kryetar bashkie. Përçarja e zgjedhjeve të fundit që ndikoi, solli në fakt humbjen e PD në zgjedhjet e fundit lokale në Dibër, mendoj që këtë herë nuk ka të njëjtat raporte midis strukturës së Partisë. Nëse dikush për arsye të tija personale dhe që mban nën vete emrin e funksionarit të PD, do të dalë kundër, atëherë do të trajtohet njëjtë si kundërshtari dhe të jetë i bindur që edhe përgjigjen do e marrë njëjtë si kundërshtarët.

Zgjedhjet e PD në Dibër nuk kanë përfunduar. Madje ish-kryetari i PD-së, nuk ka qenë i pranishëm në prezantimin e z. Sherefedin Shehu…

Zgjedhjet në Dibër i pezullova unë. Sigurisht, jo me kokën time me vendim të kryesisë së PD. Me qenë se erdhi kjo situatë, ne pezulluam zgjedhjet në PD, të cilat do të zhvillohen  pas fitores së bashkisë Dibër dhe sigurisht kjo fushatë mund të na shërbejë që gjithsecili, nga anëtari më i thjeshtë deri te funksionari më i lartë, të tregojnë se sa vlera kanë. Dhe vlerat më mirë se sa në një fushatë zgjedhore nuk ka ku t’i tregojnë. Kush do ta përjashtojë veten, kush do të largohet, apo ca më zi, kush dëshiron të rreshtohet në krahun e kundërshtarit, do të marrë përgjigjen si një kundërshtar i PD.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Jep dorëheqjen në mes të vetingut prokurori i Prokurorisë së Tiranës

Strasburgu i jep të drejtë ish-gjyqtarit Ervin Metalla, cilat janë shkeljet e Vettingut

05/05/2026
“Raporti për Shqipërinë i Parlamentit Europian: Hija e zezë e Ramës dhe Ballukut është në çdo rresht!”

“Raporti për Shqipërinë i Parlamentit Europian: Hija e zezë e Ramës dhe Ballukut është në çdo rresht!”

05/05/2026
DURRËS/ Jepet masa e sigurisë për Nikoll Radaçin, ‘bishën’ e Kënetës

DURRËS/ Jepet masa e sigurisë për Nikoll Radaçin, ‘bishën’ e Kënetës

05/05/2026
Ndeshja e futbollit në Elbasan, policia merr masa të rrepta

Tiranë, goditen dy raste të këmbimit valutor pa licencë, sekuestrohen mijëra euro

05/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Jep dorëheqjen në mes të vetingut prokurori i Prokurorisë së Tiranës

Strasburgu i jep të drejtë ish-gjyqtarit Ervin Metalla, cilat janë shkeljet e Vettingut

05/05/2026
“Raporti për Shqipërinë i Parlamentit Europian: Hija e zezë e Ramës dhe Ballukut është në çdo rresht!”

“Raporti për Shqipërinë i Parlamentit Europian: Hija e zezë e Ramës dhe Ballukut është në çdo rresht!”

05/05/2026
DURRËS/ Jepet masa e sigurisë për Nikoll Radaçin, ‘bishën’ e Kënetës

DURRËS/ Jepet masa e sigurisë për Nikoll Radaçin, ‘bishën’ e Kënetës

05/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.