Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Zëri i Amerikës: 2.6 % e GDP në Shqipëri vjen nga droga

15/08/2016
Zëri i Amerikës: 2.6 % e GDP në Shqipëri vjen nga droga
Share on FacebookShare on Whatsapp

Zëri i Amerikës i ka kushtuar një kronikë të gjatë trafikut të drogës në Shqipëri duke theksuar se mungojnë arrestimet e kultivuesve.

“Mungojnë arrestime të organizatorëve të kultivimit dhe trafikimit të bimëve narkotike. Sipas një raporti të OKB-së, Shqipëria është një nga prodhueset e mëdha të narkotikëve në botë.

Policia shqiptare thotë se po i rrit rezultatet në luftën kundër bimëve narkotike, megjithë akuzat e opozitës se drejtues policie janë të përfshirë në kultivimin dhe trafikimin e tyre.

Sipas drejtorit të përgjithshëm të policisë për rendin dhe sigurinë, Altin Qato, policia ka kryer gjatë muajve të verës mbi 600 operacione me mbi 800 vepra penale, u goditën mbi 220 raste kultivimi më shumë se një vit më parë, dhe u asgjësuan rreth 1 milionë e 200 mijë bimë narkotike, ose 3 herë më shumë se viti i kaluar.

Megjithë statistikat e policisë në goditjen e parcelave me narkotikë, mungojnë arrestimet e organizatorëvve të trafikimit dhe kultivimit të bimëve narkotike”, thekson Zëri i Amerikes.

Radio e njohur amerikane rikthen një raport të OKB në korrik (Zyra e Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimin, UNODC), sipas të cilit Shqipëria është një ndër vendet kryesore të prodhimit të kanabisit në botë.

Sipas të dhënave të raportit të mbledhura në vitin 2014, Shqipëria është burim i rëndësishëm i kanabisit në tregjet ndërkombëtare, së bashku me Kolumbinë, Xhamajkën, Holandën dhe Paraguajin.

Po sipas raportit të OKB-së, fitimet vjetore nga tregtia e paligjshme e drogave prej Shqipërisë janë sa 2.6 % të Prodhimit të Brendshëm Bruto të saj, duke lënë pas vende më të zhvilluara se ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Vrasja e Roan Brahimit, detaje të reja të profilit, i përfshirë në disa ngjarje

SPAK përfundon kontrollet te Samir Mane, a është sekuestruar telefoni

14/06/2026
Edi Rama, frikë nga përgjimet e shërbimeve të huaja, makth edhe për bashkëpunëtorët e tij

Rama sulmon protestat: Po dëmtohet turizmi dhe po rritet bullizmi

14/06/2026
Policia në 24 orë mbush komisariatet, procedon penalisht 38 persona

Punonjësi i Policisë gjendet me plumb, i pajetë në banesë në Fresk, dyshimi

14/06/2026
FOTO LAJM/ Kushëriri i Saimir Tahirit arrestohet për trafik droge në Itali, në Shqipëri ha e pi e ngre dolli me shefa Policie

Arrestohet në Borsh Moisi Habilaj, i kërkuar prej vitesh nga drejtësia

14/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Vrasja e Roan Brahimit, detaje të reja të profilit, i përfshirë në disa ngjarje

SPAK përfundon kontrollet te Samir Mane, a është sekuestruar telefoni

14/06/2026
Edi Rama, frikë nga përgjimet e shërbimeve të huaja, makth edhe për bashkëpunëtorët e tij

Rama sulmon protestat: Po dëmtohet turizmi dhe po rritet bullizmi

14/06/2026
Policia në 24 orë mbush komisariatet, procedon penalisht 38 persona

Punonjësi i Policisë gjendet me plumb, i pajetë në banesë në Fresk, dyshimi

14/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.