Nëna e vëllai i 27-vjeçares së vrarë: E dinim lidhjen e Jonidës

Nëna e vëllai i 27-vjeçares së vrarë: E dinim lidhjen e Jonidës

64
0
Shares

Në foto, nëna e Jonidës që mban në dorë letërnjoftimin e së bijës

Vëllai i vajzës 27-veçare Jonida Çanaku, e mbytur prej të dashurit të saj 65-vjeçar gjen forcë të shpjegojë herën e fundit të bisedës me motrën e tij ndërsa thotë se vrasjen e mësoi nga televizori.
“Motra iku para dy netësh në orën 9 të darkës. Iku me atë që kishte, ka 3-4 ditë që nuk na ka marrë në telefon”, thotë i vëllai.

“Ka qenë njëherë e fejuar, u nda vetë me mirësi dhe mirëkuptim”.

Ndërkaq e tronditur është edhe nëna e Jonidës. Ajo thotë se ka qenë në dijeni por nuk e kishte miratuar lidhjen.

“Ishim në dijeni thotë nëna, kishte mbi tri vjet e gjysmë, pa dëshirën tonë”, thotë nëna e viktimës.

“Vajza nuk fliste, por ata kanë pasur grindje për vazhdimin e lidhjes”, shpjegon shkurt ajo.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY