Një ish-atlet i njohur në kohën e diktaturës, Isa Tare flet për arritjet e atlektikës shqiptare në kohë të ndryshme gjatë një interviste për gazetën Panorama. Ndërkohë ai ka treguar disa detaje të panjohura lidhur me stërvitjene një grupi sportistësh për të transportuar arkivolin me trupin e diktatorit Hoxha në vitin 1985.
Gazeta zotëron një foto ku keni qenë një prej sportistëve të asaj kohe që keni mbajtur në krah arkivolin me trupin e ish-diktatorit Enver Hoxha duke e shoqëruar për në banesën e fundit. Çfarë kujtoni nga ajo kohë?
Në atë kohë kam qenë pedagog në Akademinë Ushtarake dhe na kanë caktuar atë ditë për të marrë pjesë në varrimin e diktatorit Hoxha.
Po si u bë përzgjedhja e atyre që do të mbanin arkivolin në krah?
Na zgjidhnin ne që ishim trupa të mëdhenj dhe që merreshim me sport. Dhe një prej atyre që u përzgjodhën isha edhe unë për shkak të fizikut të gjatë dhe sportiv që kisha.
Kush ishin sportistët e tjerë që morën pjesë dhe që duken edhe në foto?
Aty ka qenë edhe Bashkim Lika, por jo duke mbajtur arkivolin, por te truproja e nderit. Ndërsa, te mbajtja e arkivolit ka qenë Patriot Aliaj, një ish-basketbollist (u caktua nga Drejtoria Operative e Ushtrisë), Aleks Andoni një tjetër sportist gjithashtu, i cili më vonë u bë Shef i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë. Ishin figura të sportit dhe njëkohësisht trupa të mëdhenj dhe të fuqishëm fizikisht.
Është e vërtet se vdekja e ishdiktatorit ishte çështje dyditësh dhe ju keni bërë prova dy javë rresht duke e mbushur arkivolin me gurë?
Jo, me gurë. Kur na caktuan neve, shkonim te Shkolla e Bashkuar dhe e mbushnim arkivolin me rrota shtangash për të krijuar peshën e nevojshme dhe bënim prova duke e vendosur arkivolin te shtrati i topit. Bënim praktikë se si do ta ngrinim dhe se si do ta ulnim. Dhe nuk është e vërtetë që ne e kemi marrë vesh dy javë përpara. Kur ai vdiq, kemi bërë 2-3 ditë prova.
Si ndiheni tani pas 31 vitesh?
Ishte diçka që në atë kohë na e kanë caktuar dhe duhet ta bënim. Kush ishte ai në atë kohë t’i thoshin se do të bësh këtë dhe nuk pranonte?! Atë e përcolli e gjithë Shqipëria pasi ashtu ndodhte. Më pas, me ardhjen e demokracisë u evidentuan anët negative që kishte ai dhe populli dha gjykimin e vet pastaj.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/