SKANDAL/ Në kryer të antitrafiqeve në Korçë një i dënuar për bashkëpunim...

SKANDAL/ Në kryer të antitrafiqeve në Korçë një i dënuar për bashkëpunim me trafikantët

64
0
Shares

Në krye të antirafiqeve në Korçë është emëruar një oficer policie i dënuar për bashkëpunim me trafikantët.
Denoncimi vjen nga kreu i Departamentit të Rendit dhe Sigurisë në PD, Enkeleid Alibeaj
Sipas Alibeajt, skandali merr përmasa edhe më të mëdha, kur mëson se Nardi Neli, është dënuar nga gjykata e Shkallës së Parë e Krimeve të Rënda edhe me mos-ushtrim të veprimtarive publike për 3 vite.

Deklarata e plotë e kreut të Departamentit të Rendit dhe Sigurisë në PD, Enkeleid Alibeaj
 

enkelejd alibeaj, 16 gushtNjë kryeministër dhe një qeveri që kërkon të luftojë drogën dhe trafiqet, cakton në pozicionet kyçe të kësaj beteje, njerëz me integritet, profesionistë të pa implikuar, pa precedentë.
Shihni çfarë bën Edi Rama.
Ka caktuar në Policinë e Korçë si shef të seksionit të trafiqeve, një person të dënuar pak muaj më parë nga gjykata e krimeve të rënda, saktësisht me 13 prill të këtij viti, pikërisht për bashkëpunim me trafikantët e drogës.
Nardi Neli, është dënuar nga gjykata e shkallës së parë të krimeve të rënda, dhe kjo gjykatë ka kërkuar që ky oficer të mos ushtrojë veprimtari publike për 3 vite.
Pse?
Sepse vepra që ka kryer lidhet pikërisht me detyrën e tij, pasi akuzohet se ka zbuluar akte dhe të dhëna sekrete. Ua ka dhënë informacionet sekrete trafikantëve të drogës. Ka tradhtuar punën e oficerëve të ndershëm.
Ja ku kemi këtu vendimin e gjykatës.
Ky person, me Edi Ramën bëhet shefi i trafiqeve të Korçës.
Në pika kyçe që lidhen me drogën dhe transportin e saj, gjenden sot shumë persona me lidhje nepotike e lidhje të forta politike me Tahirin dhe Edi Ramën.
Ata janë bërë ura e kalimit të drogës, dhe janë një prej hallkave kryesore në këtë biznes gjigant kriminal, ku Edi Rama qëndron në krye të skemës 30 për qind për çdo rrënjë. Fakte të konfirmuara tashmë edhe nga shërbimet sekrete italiane dhe gjermane.
Ky është realiteti sot. Shqipëria e mbuluar me drogë, një biznes kriminal që po asfikson ekonominë e ndershme dhe po sjell plagë e vrasje të përditshme. Shqipëria sot sundohet nga bandat e drogës së Edi Ramës, në bashkëpunim me drejtuesit kryesorë të policisë.
Po kjo nuk është zgjedhja as dëshira e shqiptarëve.
Shqiptarët do ta heqin nga qafa këtë lak të drogës dhe krimit.
Shqipëria do jetë më mirë pa Edi Ramën.

vko1

vko2

vko3

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY