LEZHË/ Verifikohen mbetjet kockore, mësohet si u ekzekutua dhe nga kush 16...

LEZHË/ Verifikohen mbetjet kockore, mësohet si u ekzekutua dhe nga kush 16 vjeçari Gjonaj

53
0
Shares

Policia e Lezhës njoftoi sot se kishte zbardhur vrasjen e Mariglen Gjonajt, ngjarje kjo e ndodhur në vitin 2015.

Autori i dyshuar është Kristjan Cenaj, lindur në Mamurras dhe banues në Ferrë Trashë, Kurbin i cili është ndaluar ditën e djeshme nga policia e Lezhës ndërsa janë publikuar edhe fotot e tij.

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, Vehbi Bushati në një deklaratë për mediat tha se eshtrat dhe mbetjet kockore humane që u gjetën disa kohë më parë, pas ekspertimit biologjik, rezultuan se i përkisnin të zhdukurit 7 vjet më parë, të miturit 16-vjeçar Mariglen Gjonaj.

Bushati thotë se autori i dyshuar e ka mohuar të ketë lidhje me ngjarjen, por shton se Policia dhe Prokuroria kanë prova të cilat dëshmojnë fajësinë e tij.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY