DRITAN SHANO/ Qeveria apo Karvani i Marihuanës?

DRITAN SHANO/ Qeveria apo Karvani i Marihuanës?

61
0
Shares
dritan shano, vogel

Dritan Shano

Tashmë e gjithë Shqipëria është e mbjellë me Marihuana, nën kujdesin dhe mbrojtjen e drejtpërdrejtë të Qeverisë. Këtë e konfirmojnë në mënyrë të përsëritur raportime nga shërbimet policore të vendeve të Bashkimit Europian, tregjet e të cilave po përmbyten nga ky produkt i Qeverisë Shqiptare.
Djegiet që na serviren nëpër edicione lajmesh, janë kurbani televiziv propagandistik, ose eliminimi i konkurrencës të ndonjë individi që guxon të ketë një prodhim të strukturuar, jo sporadik apo personal, të marihuanës, jashtë skemës kombëtare të Qeverise për prodhimin, përpunimin dhe trafikimin e marihuanës drejt Europës.
Transporti i marihuanës drejt tregut të Bashkimit Europian, me avionë të vegjël kryhet me bekimin e policisë dhe ushtrisë së një vendi anëtar të NATO-s, këto forca që paguhen me paratë e pastra të shqiptarëve nga taksat e rritura, janë sot qorrazi në shërbim të oligarkisë që zaptuar Shqipërinë në formën “demokratike” të Qeverisë së Rilindjes Socialiste.
Fitimet nga ky aktivitet i paligjshëm që kryhet nga Qeveria futen në xhepat e pak njerëzve; xhepa “off shore”, nga ku pritet të dalin për të financuar vjedhjen dhe manipulimin e zgjedhjeve të përgjithshme në vitin 2017. Testi i parë do të bëhet, së afërmi me zgjedhjet lokale në Dibër.
Paratë nga aktivitetet e paligjshme dhe fondet publike të vjedhura, të identifikuara nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, që arrijnë miliarda euro, do të përdoren nga Qeveria e sotme për të garantuar vazhdimin e pushtetit mbi shqiptarët, përmes vjedhjes dhe manipulimit të votës së shqiptarëve.
Kjo është arsyeja pse nevojitet një Qeveri Teknike për të kryer procesin e zgjedhjeve. Nuk mund të ketë zgjedhje të lira e të ndershme në Shqipëri me këtë Qeveri. Pa garantuar me çdo formë dhe mënyrë këtë proces, reformat e Dekriminalizmit dhe ajo në Drejtësi do të shndërrohen në një farsë kombëtare dhe ndërkombëtare.
Demokracia jonë e menaxhuar është thellësisht e rrezikuar. E rrezikuar nga Qeveria. Kjo Qeveri narkotrafikante, duhet shkulur nga rrënjët, njësoj siç bëhet me një bimë ilegale canabis, dhe i duhet “vënë flaka” njëherë e mirë. Në vetëm tre vjet Qeveria e Rilindjes, në mes të Europës, u shndërrua në Karvanin e Marihuanës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY