Auditoret e universiteteve, bojkot me 17 tetor. Kërkohet edhe indeksimi i pagesës...

Auditoret e universiteteve, bojkot me 17 tetor. Kërkohet edhe indeksimi i pagesës për orë mësimi

42
0
Shares

Kreu i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve deklaroi se pedagogët janë të vendosur të mos hyjnë në datën 17 tetor në auditore.

Gjatë deklaratës së tij për mediat, Aleksandër Kovaçi bëri me dije se të premten do të zhvillohet protesta pranë Universitetit të Arteve në Tiranë.

“Sindikata e quan të papranueshme rritjen e premtuar me 7% të rrogës nga Kryeministri, ndërkohë rritja 30% këtë vit është një hap drejt rregullimit të gjendjes. Vendimi i sindikatës është i qartë, tarifat e studentëve duhet tu kthehen atyre pas. Ditën e  premte në orën 14:00 protestojmë para universitetit të Arteve në Tiranë, ftojmë çdo koleg në universitete shqiptare”, tha Kovaçi.

Kreu i sindikatës kërkoi që të indeksohet po ashtu vlera e pagesës për orë mësimi që tabi është 6-800 lekë, një vlerë qesharake ndërkohë që universitetet private e kanë mesatarisht 25 euro. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY