Apeli i Posaçëm rikthen në burg prokurorin e Kukësit, Karriqi do të...

Apeli i Posaçëm rikthen në burg prokurorin e Kukësit, Karriqi do të rrijë në qeli

43
0
Shares

Gjykata e Posaçme e Apelit rikthen në burg ish-prokurorin e Kukësit Edmond Karriqi në burg, i cili është dënuar nga Shkalla e Parë për korrupsion.

GJKKO, kishte pezulluar dënimin e tij me burg duke e vendosur në shërbim prove. Me gjykim të shkurtuar Karriqi ishte dënuar me 2 vite e 6 muaj heqje lirie nga 3 vite e 4 muaj.

Ish-prokurori u arrestua më 30 qershor të vitit 2021 në Kavajë me urdhër të SPAK. Përmes përgjimeve, Prokuroria e Posaçme arriti të provojë se Karriqi ka marrë 2000 euro ryshfet për lehtësimin e masës së sigurisë për një të pandehur, i dënuar për drogë.

Bashkë me të u arrestua dhe shoferi i tij që bënte rolin e sekserit. Deri në vitin 2019, Edmond Karriqi ka qenë prokuror pranë Prokurorisë së Kavajës, më pas ai është emëruar në Lushnje si prokuror. Ndërsa, më pas ai u transferua në Kukës ku u komandua drejtues nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY