Një 39 vjeçar shqiptar është qëlluar me armë zjarri në Vittoria, në provincën e Raguzës.
Ai u godit gjatë natës me 7 të shtëna me armë zjarri në fshat midis Vittoria dhe fraksionit Pedalino të Comiso.
Në vendngjarje ka shkuar autoambulanca, e cila ka transportuar të plagosurin në Urgjencën e spitalit Guzzardi di Vittoria. Gjendja e tij është e rëndë, por jashtë rrezikut për jetën.




