5 pereona janë plagosur sot në Qafë Thanë pasi një makinë doli nga rruga.
“Sot rreth orës 01:45, në aksin rrugor Qafë Thanë-Pogradec, pranë fshatit Hudënisht, shtetasi M. B., duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.
Për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe 4 pasagjerë konkretisht dy shtetaset E. S; M. S., dhe dy të mitur, të cilët aktualisht ndodhen në spitalin e Korçës, të gjithë jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia e Pogradecit. r.k




