Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

EKREM SPAHIU/ Nderimi për Mbretin Zog, detyrim shtetëror

08/10/2022
EKREM SPAHIU/ Nderimi për Mbretin Zog, detyrim shtetëror
Share on FacebookShare on Whatsapp

Nga Ekrem Spahiu*

(me rastin e 127 vjetorit të lindjes)

Pas Ismail Qemalit, i cili ka meritën unike historike që e shkëputi Shqipërinë nga zgjedha otomane dhe e shpalli të lirë e të pavarur, shtetari i parë afatgjatë, që kornizoi Shqipërinë europiane, është Ahmet Zogu, madje në periudhën më kritike të botës, atë midis dy luftrave botërore.

Është fakt, që historia e shtetit shqiptar të asaj kohe është edhe historia e Ahmet Zogut, sepse  është vepër e tij. Prandaj, nderimi për Ahmet Zogun, është nderim legjitim për shtetin shqiptar.

Absolutisht është legjitim nderimi për aktin e madh të shpalljes së pavarësisë, por është po aq legjitim nderimi i faktit që Ahmet Zogu përfaqësoi krahinën e Matit në Kuvendin e Vlorës dhe, në roje të pavarësisë së saposhpallur të vendit, organizoi dhe angazhoi forcat e tij kundër forcave serbo-malazeze në Kakarriq, duke vënë jetën e tij në altarin e sakrificës për lirinë e Atdheut.  

Është legjitim nderimi për Kongresin e Lushnjës. Por është po aq legjitim nderimi i faktit që Ahmet Zogu, përveçse ishte një ndër protagonistët kryesorë për thirrjen dhe organizimin e atij kongresi, iu besua edhe detyra për sigurimin e tij, duke e zgjedhur madje në qeveri, në detyrën delikate për kohën, atë tëMinistrit të Brendshëm. Me këtë autoritet legjitim, ai i hapi rrugën qeverisë së dalë nga ai kongres për t’u zhvendosur dhe instaluar në Tiranë, si dhe për të vënën nën kontroll, në emër tëasaj qeverie, të gjithë territorin e vendit.

Është legjitim përcaktimi i vendit të duhur në histori e nëprotokoll për të gjithë kryeministrat e vendit. Prej këtej, ështëimponim të nderohet edhe kryeministri Ahmet Zogu që qeverisi më gjatë vendin në ato vite të trazuara të pas Luftës së ParëBotërore.

Është legjitim nderimi për arritjet e çdo kohe çfarë ka qenëinteres kombëtar shqiptar. E për këtë arsye, shteti shqiptar e ka për detyrim zyrtar të nderojë faktin se Mbretëria Shqiptare ishte shteti më i konsoliduar shqiptar që orientoi të gjitha strukturat dhe institucionet e qeverisjes për nga modelet më të mira Perëndimore. Si rrallë herë në historinë e Shqipërisë, ai thirri ekspertizën më të mirë juridike, ekonomike, ushtarake dhe diplomatike të shteteve perëndimore. Statuti Themeltar, kodi civil, kodi tregtar, kodi penal, kodi i procedurës civile, etj, të hartuara nën këtë ekspertizë, shënuan shkëputjen e plotë nga legjislacioni i periudhës otomane dhe e orientuan zhvillimin e Shqipërisë për nga potencialet demokratike.

Ministrat, deputetët dhe ambasadorët e kohës së MbretërisëShqiptare u zgjodhën nga njerzit më të ditur të vendit, të cilët i vunë aftësitë e tyre në shërbim të shtetit dhe shtetasve, siç e kërkonte statusi i tyre social dhe formimi i tyre. Mbi këto baza, u krijua edhe administrata e shtetit, dokumentacioni zyrtar i së cilës mbetet edhe sot etalon korrektese ligjore.

Me përvojën dhe autoritetin e krijuar, kontrolli i territorit u forcua në atë shkallë sa, në të gjitha kohërat më pas, kujtohet me nostalgji fakti që një xhandar i vetëm, mbante rendin e qetësinë në një zonë të caktuar.

Me ekspertizën më të mirë perëndimore u ngrit Ushtria Kombëtare, me të gjitha strukturat krahasuese europiane, të cilës iu dha një mbështetje e pashembullt, duke i alokuar buxhet përparësor.  

U shenjtërua prona dhe kadastra si elemente themelore të së drejtës.

Liria e shprehjes dhe e shtypit ishte e garantuar. Në atë periudhë u botuan gazeta të gjithfarllojshme opozitare, në të cilat nuk ishte blasfemi dhe nuk ndëshkohej kush pse shkruante kundër qeverisë apo edhe vetë Mbretit.

U ndërtua nga fillimi infrastruktura rrugore dhe ura të shumta. Pikërisht në atë kohë mori formë kryeqyteti shqiptar, me korpuset kryesore, të cilët akoma edhe sot përbëjnë pasaportën e identitetit të tij urban.

Shteti në kohën e Mbretit Zog, e bëri krenar shqiptarin: me politikat e ndjekura, iu garantua lëvizja e lirë, me pasaportë të denjë për të paraqitur identitetin e tij në çdo vend të botës.

Paraja shqiptare, napoloni i famshëm, ishte një nga monedhat më të forta të kohës.

U masivizua arsimi kombëtar duke i dhënë prioritet edukimit të brezit të ri me frymë kombëtare.

U respektuan, si në asnjë vend fqinj, të drejtat e minoriteteve për arsimim në gjuhën e tyre.

Mbretëria shqiptare garantoi me ligj lirinë e besimeve fetare. Me një lëvizje të vendosur dhe të papërsëritëshme, Ahmet Zogu krijoi të gjitha kushtet për shpalljen e Autoqefalisë së Kishës Ortodokse Shqiptare. Qysh në vitin 1925, ai kishte garantuar ngritjen në Shqipëri të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane.

Askush nuk mund t’i mohojë këto vlera në historinë shtetërore të Shqipërisë. Atëherë shteti duhet të jetë serioz me veten që, në ceremonialin zyrtar të Shqipërisë, të përfshihet edhe përkujtimi ingjarjeve historike e jetësore që lidhen me Mbretërinë Shqiptare.  

Është një detyrim ndaj shtetarit të rrallë shqiptar, Ahmet Zogut.

*ish-Deputet & Kryetar i PLL

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Policia sulmoi protestuesit me gaz që bllokon frymëmarrjen. I ndjek me topat e tymit deri brenda bllokut

Gazi i skaduar mbi protestuesit: Degjenerim kimik, kalim në substanca tejet toksikuese

25/01/2026
Skandali i policisë, ndalon protestuesin 10 vjeçar

Skandali i policisë, ndalon protestuesin 10 vjeçar

24/01/2026
FOTO/ Gazi i hedhur në protestë jashtë standarteve të lejueshme. Policia të japë përgjigje

FOTO/ Gazi i hedhur në protestë jashtë standarteve të lejueshme. Policia të japë përgjigje

24/01/2026
Policia sulmoi protestuesit me gaz që bllokon frymëmarrjen. I ndjek me topat e tymit deri brenda bllokut

Gazi i përdorur kundër protestuesve lë një shije metalike në gojë, prokuroria të hetojë dhe policia të publikojë përmbajtjen

24/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Policia sulmoi protestuesit me gaz që bllokon frymëmarrjen. I ndjek me topat e tymit deri brenda bllokut

Gazi i skaduar mbi protestuesit: Degjenerim kimik, kalim në substanca tejet toksikuese

25/01/2026
Skandali i policisë, ndalon protestuesin 10 vjeçar

Skandali i policisë, ndalon protestuesin 10 vjeçar

24/01/2026
FOTO/ Gazi i hedhur në protestë jashtë standarteve të lejueshme. Policia të japë përgjigje

FOTO/ Gazi i hedhur në protestë jashtë standarteve të lejueshme. Policia të japë përgjigje

24/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.