Kreu i PD, Sali Berisha tha sot në Memaliaj se Shqipëria nuk ka asnjë arsye për të pasur krizë.
“Rama po e përdor energjinë si një shpatë Damokleu mbi shqiptarët, kur nuk kemi asnjë arsye pse të jemi në krizë”, tha Berisha.
Argumentat:
Po e përdor energjinë si një shpatë Damokleu mbi shqiptarët, kur nuk kemi asnjë arsye pse të jemi në krizë. Falë asaj strategjie të PD, ndërtimit të HEC-eve të reja, sot prodhimi i energjisë prej tyre është mbi dyfishuar.
Edi Rama e ka kthyer në bixhoz, shet pasurinë publike me çmimet që i leverdisin atij, dhe faturën e paguani ju, e paguajnë shqiptarët.
Furrave të bukës, furrave të kafshatës, ua ka rritur çmimin në 225 lekë kilovati. Çfarë do bëjë furrxhiu? Vëreni veten në vendin e tij. Atë çmim do ia faturojë klientit.
Ndërkohë 200 milionë euro është detyrimi që kanë institucionet shtetërore ndaj OSSH. Ju i keni dhënë paratë për të paguar energjinë, taksat janë dhënë, por janë vjedhur dhe shpërdoruar nga zyrtarët. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/