Kryeministrja e sapo zgjedhur e Italisë Giorgia Meloni, falenderon Kryetarin e PD...

Kryeministrja e sapo zgjedhur e Italisë Giorgia Meloni, falenderon Kryetarin e PD Sali Berisha

39
0
Shares

Kryeministrja e sapo zgjedhur e Italisë Giorgia Meloni, falenderon Kryetarin e PD Sali Berisha. “Afërsia me partinë tuaj është historike. Mbështetje maksimale nga qeveria e ardhshme italiane”, shkruan ndër të tjera Melono.

Letra e plotë për Berishën:
I dashur President,

Ju falenderoj sinqerisht për mesazhin që më keni dërguar.

Shpresa ime është që fitorja e “Vëllezërve të Italisë” dhe e qendrës së djathtë, të mos jetë vetëm përgjigja më efektive e mundshme ndaj nevojave të italianëve, por shenjë shprese dhe inkurajimi për të gjitha partitë dhe lëvizjet konservatore në Evropë që të mos ndalen kurrë së luftuari për vlerat tona të përbashkëta.

Në këtë kuptim, afërsia me partinë tuaj është historike, dhe për ne shumë e rëndësishme, ashtu sië është thelbësore të forcohet miqësia midis popujve tanë dhe të mbështetet sa mirë rruga evropiane të Shqipërisë.

Për këtë pikë të fundit, mund t’ju siguroj vetëm mbështetje maksimale nga qeveria e ardhshme italiane.

Me përzemërsi të ngrohtë,
Giorgia Meloni

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY