Ish-kreu i Njësisë Administrative të Kallmetit në Lezhë Besnik Simoni, i cili u arrestua me datë 2 Prill pas një konflikti me armë me një bashkëfshatar të tij është liruar nga burgu.
Vendimi është marrë këtë të mërkurë nga Gjykata e Lezhës, duke vendosur ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”. Çështja u shqyrtua nga gjyqtari Artan Hajredinaj, ndërsa kërkesa për zëvendësimin e masës ishte bërë nga avokati i 41-vjeçarit, rapprton tv klan.
Ndërkohë prokurori Françesk Ganaj ka bërë ankimim në Gjykatën e Apelit në Shkodër.
Ish-kreu i njësisë administrative Kallmet u arrestua pas konfliktit me arme zjarri me bashkëfshatarin e tij Altin Marku, ku të dy mbeten të plagosur. Ndërkohë Altin Marku vijon të jetë në burg.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/