EMRI/ Kapet në Durrës trafikanti i dënuar me 25 vjet burg në...

EMRI/ Kapet në Durrës trafikanti i dënuar me 25 vjet burg në Itali

40
0
Shares

I dënuar në Itali, me 25 vjet e 8 muaj burgim për trafikim të lëndëve narkotike, kapet në Durrës dhe vihet në pranga, me qëllim ekstradimin, 55-vjeçari i kërkuar ndërkombëtarisht.

Edmond Kanakçiu ndiqet nga Italia ndërkohë policia nuk bën të ditur kohën e dënimit duke fshehur kohen që ai qëndron lirshëm në Shqipëri.

Në vijim të punës për kapjen e personave të kërkuar kombëtarisht dhe ndërkombëtarisht, shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Durrës, në bashkëpunim me Interpol Tirana, në kuadër të operacionit policor të koduar “Koordinatat”, bënë kapjen dhe arrestimin provizor, me qëllim ekstradimin, të shtetasit në kërkim ndërkombëtar:

-Edmond Kanakçiu (Kondakçiu), 55 vjeç, banues në lagjen nr., 13 Durrës, pasi autoritetet gjyqësore të Perugia-s, Itali, pas dhënies së vendimit për dënimin e 55-vjeçarit me 25 vjet e 8 muaj burgim, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kanë lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar në ngarkim të tij. r.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY