2 qytetarë të Kosovës bien në pranga në Tropojë, kontrabandë mallrash

2 qytetarë të Kosovës bien në pranga në Tropojë, kontrabandë mallrash

29
0
Shares

Tentuan të kontrabandonin mallra ushqimore, nëpërmjet kufirit të gjelbër në Qafë Prush, Tropojë,  arrestohen në flagrancë 2 shtetas.

Shërbimet e Policisë Kufitare në Qafë Prush, Has, në bashkëpunim me
specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare në DVP Kukës, në zbatim të planit të masave për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e kontrabandës së mallrave, kanë organizuar kontrolle të përbashkëta në terren, për evidentimin dhe goditjen e kësaj veprimtarie. Si rezultat u godit një rast dhe u arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjera”, shtetasit:

-H. V., 48 vjeç dhe F. K., 41 vjeç, të dy banues në Kosovë.

Këta shtetas janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në afërsi të PKK Qafë Prush, duke tentuar të kalonin nëpërmjet kufirit të gjelbër, mallra ushqimore të cilat i kishin ngarkuar në automjetet e tyre.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 2 automjetet, së bashku me mallrat.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY