Presidenti Begaj shmang takimin me kryetarët e partive, a do të jetë...

Presidenti Begaj shmang takimin me kryetarët e partive, a do të jetë 14 maji dita e zgjedhjeve

43
0
Shares

Presidenti i Republikës Bajram Begaj, ka shmangur takimin me kryetarët e partive parlamentare sot duke thirrë krerët e grupeve parlamentare për takim për të diskutuar për datën e zgjedhjeve lokale.

Takimi mbahet në mesditë, rreth orës 13:00, ndërsa në vijim pritet të shihet se kur palët mund të kenë konsensus për të caktuar datën e zgjedhjeve.

Sipas ligjit, Presidenti cakton datën e zgjedhjeve 9 muaj nga mbajtja e tyre.

Koha kur mund të mbahen zgjedhjet lokale është e kufizuar nga 15 prill deri në 15 maj. Pritet që 14 maji të jetë edhe data e ardhshme e votimeve. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY