Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

EMRAT/ 7 pengmarrësit e Londrës, çfarë i lidh njëri me tjetrin

02/10/2022
EMRI & FOTO/ Angli, arrestohet hajduti shqiptar, ja “gafa” nga e cila e dalloi policia
Share on FacebookShare on Whatsapp

Janë publikuar emrat e shqiptarëve të arrestuar në Angli, të cilët morën peng 30-vjeçarin Nertil Buzi nga Fieri, për shkak të konflikteve për kontrollin e shtëpive të barit në këtë vend.

Ata janë:

Nekid Arapi 26 vjeç banues ne Atterbury Road, Haringey, akuzohet për rrëmbim person, burgosje të rreme, posedim me qëllim shitje lëndë narkotike kanabis dhe kërcënim me armë. Arapi është arrestuar në 2018 për përkrahje të autorit që vrau Vasil Dervishajn.

Xhon Guveli 28 vjeç, akuzohet për rrëmbim person, burgosje të rreme.

Fation Arapi 27 vjeç, banues ne Neë Road, Peterborough, akuzohet për rrëmbim person, burgosje te rreme.

Armando Brahashaj 26 vjeç banues në Aylestone Avenue, Brent, Londër, akuzohet për rrëmbim person, burgosje te rreme.

Eduart Cepele 30 vjeç, banues në Barrington Street, Mancester, akuzohet për rrëmbim person, burgosje te rreme.

Emanulea Arapi 28 vjeçe, banuese në Barrington Street, Mancester akuzohet për burgosje të rreme.

Nertil Buzi, 30 vjeçari shqiptar ishte marrë peng në Angli dhe u lirua ditën e sotme pas një operacioni ndërkombëtar ku u përfshi policia angleze.

Në pranga kanë rënë shtatë shqiptarë e mësipërm të tjerë të cilët kanë kërkuar 400 mijë paund në këmbim të lirisë së tij. Të arrestuarit janë persona me precedentë kriminalë në Mbretërinë e Bashkuar.

Njoftimi i policisë së Shtetit:

Finalizohet një tjetër operacion policor ndërkombëtar, për lirimin e një personi të marrë peng nga disa persona të tjerë.

Operacioni policor i koduar “Pengu”, u zhvillua nga Policia e Shtetit, në bashkëpunim me Metropolitan Police dhe asistencën e NCA-së Britanike.

Shkëmbimi në kohë i informacionit bëri të mundur gjetjen dhe lirimin e 30-vjeçarit nga Shqipëria, i cili ishte marrë peng në Angli, nga shtetas shqiptarë te evidentuar si persona me rekorde kriminale ne Angli.

Policia britanike ka vënë në pranga 7 shtetas shqiptarë dhe vijon operacioni për kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Strukturat hetimore të Policisë së Shtetit kanë marrë informacion se një 30-vjeçar shqiptar, ishte marrë peng në Angli nga persona, me aktivitet kriminal, të cilët kërkonin 400 mijë paund në këmbim të lirimit të tij.

Policia e Shtetit shkëmbeu menjëherë me Policinë Britanike, informacionin e marrë, falë të cilit, Policia britanike zhvilloi operacionin policor të koduar “Pengu”.

Në kuadër të operacionit u bë e mundur gjetja dhe lirimi i personit të marrë peng, i cili tashmë ndodhet i sigurtë pranë autoriteteve policore britanike.

Po në kuadër të operacionit u vunë në pranga 7 shtetas shqiptarë që kishin marrë peng 30-vjeçarin.

Operacioni është në vijim dhe për këtë arsye nuk bëhen publike të dhënat e personit të marrë peng dhe të personave të arrestuar, deri në përfundim të operacionit.

Finalizimi i këtij operacioni është rezultat i bashkëpunimit shumë të mirë ndërmjet Policisë së Shtetit dhe Autoriteteve Ligjzbatuese Britanike. m.k

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Policia, hetime për gjetjen e Ervis Martinaj, kontrolle banesash nga Laçi në Vlorë

“Ish drejtues të policisë kriminale të përfshirë në zhdukjen e Ervis Martinajt”

12/05/2026
Boçi në Fier: “Ka një tension territorial në Shqipëri”

Boçi në Fier: “Ka një tension territorial në Shqipëri”

12/05/2026
SPAK refuzon vizitën monitoruese të Komisionit Xhafaj mbi luftën kundër pastrimit të parave

SPAK mbyll hetimet për 24 anëtarë të rrjeteve të trafikut të kokainës

12/05/2026
Kapet holandezi i mesazheve mashtruese për bankat. Vodhi llogaritë

Kapet holandezi i mesazheve mashtruese për bankat. Vodhi llogaritë

12/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Policia, hetime për gjetjen e Ervis Martinaj, kontrolle banesash nga Laçi në Vlorë

“Ish drejtues të policisë kriminale të përfshirë në zhdukjen e Ervis Martinajt”

12/05/2026
Boçi në Fier: “Ka një tension territorial në Shqipëri”

Boçi në Fier: “Ka një tension territorial në Shqipëri”

12/05/2026
SPAK refuzon vizitën monitoruese të Komisionit Xhafaj mbi luftën kundër pastrimit të parave

SPAK mbyll hetimet për 24 anëtarë të rrjeteve të trafikut të kokainës

12/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.