Gjatë grabitjes me armë natën e djeshme në Dom të Klosit u grabit një sasi e madhe parash dhe sende me vlerë.
Hajdutët rreth orës 2 kanë hyrë në banesën në pronësi të Përparim Lleshit, përmes dritares së pasme të vilës 3-katëshe, dëshmuan familjarët.
Pasi janë futur në banesë, grabitësit kanë lidhur djalin e vogël të shtëpisë, që në ato momente ishte vetëm me nënën e moshuar, rreth 80 vjeçe ndërsa të dy janë dhunuar me qytën e automatikut në kokë, duke shkaktuar atyre fraktura të shumta.
Autorët kanë gjetur 8 mijë euro, 1 milion lekë shqiptare dhe sende me vlerë, ndërkohë që nga jashtë mendohej se banesa ruhej nga persona të tjerë, dhe më pas të gjithë janë larguar në drejtim të rrugës kryesore që të çon në Klos. r.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/