Besian Xhixha: Po të flisja unë ndryshonin ngjarjet në Fushë Krujë e...

Besian Xhixha: Po të flisja unë ndryshonin ngjarjet në Fushë Krujë e Fushë Kuqe

51
0
Shares

Besian Xhixha arrestuar në qershor 2021, si pjesë e grupit kriminal që dyshohet se ekzekutoi vëllezërit Besmir e Viktor Haxhia në Durrës ka thënë gjatë hetimit se dëshmitë e tij nëse do jeoeshin më herët nuk do kishte kaq të vrarë në Fushë Krujë.

Ai ka kërkuat statusin e të penduarit ndërsa konsiderohet si një prej bashkëpunëtorëve më të ngushtë të Nuredin Dumanit.

“Nëse prokuroria do të kishte marrë dëshminë e time, nuk do të kishte kaq shumë të vrarë në Fushë Krujë e Fushë Kuqe” – ka thënë ai duke patur parasysh ekzekutimet mafioze të njerëzve të afërt të Ervis Martinaj, por edhe zhdukjen pa gjurmë të këtij të fundit.

Besian Xhixha dhe miku i tij, Enver Diva u arrestuan me urdhër të SPAK më 17 qershor 2021 pasi i penduari i drejtësisë, Klevis Alla i implikonte si bashkëpunëtorë në vrasjen e dy vëllezërve Haxhia në prill të 2020. r.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY