E han kambisti në Durrës, punonte pa licensë. Policia ia merr fitimet

E han kambisti në Durrës, punonte pa licensë. Policia ia merr fitimet

40
0
Shares

Ushtronte në mënyrë të kundërligjshme, aktivitetin e këmbimit valutor në Durrës si dhe fshihte të ardhurat e përfituara nga ky aktivitet, vihet në pranga kambisti.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Durrës, në vijim të punës për goditjen e krimeve ekonomike dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë ligjore, në vijim të operacionit policor të koduar “Informaliteti”, evidentuan dhe goditën një rast tjetër të fshehjes së të ardhurave dhe të informalitetit.

Si rezultat, u arrestua në flagrancë shtetasi H. A., 60 vjeç, banues në lagjen nr. 9, Durrës, për veprat penale “Ushtrimi pa licencë i veprimtarive financiare”, “Fshehja e të ardhurave”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve” dhe “Punësimi i paligjshëm”, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, në rrugë, duke ushtruar veprimtarinë si kambist, pa licencën përkatëse.

Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan shuma të konsiderueshme parash, të valutave të ndryshme, të cilat shtetasi H. A. i kishte përfituar nga ky aktivitet. r.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY