“3 ushtarë mbrojtën Apoloninë në 2016, sot qeveria plaçkit Butrintin”

“3 ushtarë mbrojtën Apoloninë në 2016, sot qeveria plaçkit Butrintin”

43
0
Shares

“Kemi të bëjmë me plaçkitje qeveritare. Partia Demokratike do ta vazhdojë betejën për Butrintin”, tha sot deputetja e PD, Ina Zhupa nga Butrinti.

Ina Zhupa: Sot është dita kombëtare e Trashëgimisë Kulturore. Në vitin 1916, 3 ushtrakë mbrojtën trashëgiminë tonë kulturore, mbrojtën Apoloninë në Luftën e Parë Botërore ndaj plaçkitjes që donin t’i bënin në atë kohë.

Sot ne kemi një plaçkitje të llojit tjetër, kemi plaçkitje qeveritare që po i bëhet trashëgimisë sonë kulturore.

Unë jam në Butrint. Butrinti është një nga perlat e trashëgimisë sonë kulturore, por edhe zonë e mbrojtur nga UNESCO, trashëgimi kulturore botërore. Të cilën ne duhet ta mbronim, të cilën ne duhet të ishim krenarë. Për të cilën shteti shqiptar duhet të jepte gjithë burimet e nevojshme për ta menaxhuar dhe për ta administruar. Por jo, ka zgjedhur ta japë me koncension. Ka zgjedhur ta japë me PPP perlën e trashëgimisë sonë kulturore.

Gjithashtu nga Butrinti dua të kujtoj ngjarjet e trishta të trashëgimisë sonë kulturore të menaxhimit të saj. Që nga shembja e teatrit kombëtar në mes të pandemisë bashkë me artistët brenda dhe sot kemi thjesht një gërmadhë atje. Dhe deri te planet e tjera të menaxhimit për t’i dhënë me PPP, Durrësin, Drilonin, Pallatin e Brigadave e shumë site të tjera të trashëgimisë sonë kulturore.

Kjo nuk është mënyra për të menaxhuar trashëgiminë kulturore. Kjo është thjesht mënyra për të pasuruar një grup oligarkësh dhe për të bërë qokat e rradhës kryeministri për interesat e veta në marrëdhëniet ndërkombëtare.

Partia Demokratike do ta vazhdojë betejën për Butrintin. Unë do ta vazhdojë betejën për Butrintin në Gjykatën Kushtetuese.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY