Mijëra euro dhe paundë në makinën e shkodranit, policia i vë prangat...

Mijëra euro dhe paundë në makinën e shkodranit, policia i vë prangat në Poçem

92
0
Shares

Policia gjeti në një makinë disa mijëra euro dhe paund ndërsa ka arrestuar 40 vjeçarin, Rezart Balesi.

Pas kontrollit në makinë, i janë gjetur dhe sekusestruar 44 mijë paund dhe 3 mijë euro të padeklaruara.

Dyshohet se shumat e sekuestruara, vijnë si rrjedhojë e veprimtarive kriminale, ndaj 40 vjeçari me banim në Shkodër, po hetohet për pastrim parash.

Detajet:

Në vendin e quajtur “Poçem”, u ndalua nga shërbimet e Policisë Fier, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin Rezart Balesi. Gjatë kontrollit në këtë automjet, u gjetën 44 000 paund dhe 3 000 euro, për të cilat ky shtetas nuk kishte dokumentacion që vërteton burimin e ligjshëm të tyre dhe për të cilat dyshohet se janë përfituar nga aktivitete kriminale.

Në vijim të veprimeve për këtë rast, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar të DVP Fier referuan materialet dhe nisi procedimi penal për shtetasin R. B., 40 vjeç, banues në Shkodër, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan shumat e parave, 2 aparate celulare dhe automjeti me të cilin udhëtonte ky shtetas. r.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY