KPK shkarkon gjyqtaren e Tiranës dhe prokurorin e Korçës

KPK shkarkon gjyqtaren e Tiranës dhe prokurorin e Korçës

49
0
Shares

KPK shkarkoi nga detyra sot gjyqtaren e Tiranës, Shefkije Demiraj e cila sipas Komisionit nuk justifikonte dot pasurinë e saj.
Gjyqtarja e Tiranës, Shefkie Mataj (Demiraj) u përball të hënën më 26 shtator me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK, kur gjatë seancës dëgjimore që zgjati për rreth pesë orë dha shpjegime për barrën e provës për pasurinë dhe gjetjet në kriterin profesional.

Demiraj u vlerësua pozitivisht për pastërtinë e figurës.

Gjatë seancës dëgjimore Demiraj dha shpjegime për burimet financiare që shërbyen në ndërtimin e një banese tre kate + papafingo në Tiranë, për të cilën subjekti ka deklaruar se e zotëron së bashku me familjen e vëllait të ndjerë të bashkëshortit; për një truall për të cilin ka përfituar kompesim nëpërmjet shpronësimit; si dhe për donacionet dhe dhurimet e kryera në funksion të kurimit të njërit prej djemve të saj, i lënduar rëndë në një aksident automobiblistik në vitin 2012.

Lidhur me profesionalizimin, u evidentuan gjetje për dy denoncime nga publiku, ku në njërën ngriheshin pretendime për zvarritje të procesit dhe arsyetimin e vendimit jashtë afateve, ndërsa në çështjen tjetër që kishte të bënte me caktimin e një mase sigurie, subjekti kishte shënuar se i proceduari ishte i padënuar, ndërkohë që rezultonte të kishte qenë më parë i dënuar.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar sot nga detyra edhe prokurorin e Korçës, Edmond Shytko pasi ky i fundit rezultonte të kishte probleme me pastërtinë e figurës. r.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY