Jamarbër Malltezi ka përgenjështruar gazetaren Klodiana Lala në lidhje me deklaratat e saj në emisionin Open një natë më parë në lidhje me privatizimin e kompleksit Partizani.
Pergenjeshtrimi i plotë i Malltezit:
Ne pergjigje te mashtrimeve te mbremshme te gazetares Klodiana Lala, por dhe ndonje tjetri qe si ajo shpifin me regji, i them se:
1. Ti shpif kur krahason procesin e inceneratoveve me ate te privatizimit te objekteve te rrenuara te Partizani sepse ndonese e di mire skemen e inceneratorve per te cilen ke shkruar shume shkrime, mashtron me qellim sipas regjise per ngjashmeri qe nuk ekzistojne me privatizimin e kompleksit partizani.
2. Ti shpif sepse e di qe tek inceneratoret po vidhet para dhe prone publike ndersa ketu pronarit iu kthye prona e tij private e grabitur nga hajduti shtet komunist dhe se pronaret e tokes jo vetem nuk moren nga shteti qerane qe i takonte me ligj por paguan edhe 800 mije usd te tjera per te blere objektet e rrenuara dhe me 42 familje informale brenda!
3. Ti mashtron me ndergjegje sipas regjise sepse e di qe nderkohe qe inceneratoret duheshin bere me tender publik dhe duke respektuar afatet e ligjit, ato u bene pa tender dhe Elbasani brenda 1 dite = 9 procedura kur duhej tender nderkombetar, ndersa objektet e rrenuara te klubit qe pronaret u detyruan ti blejne u privatizuan sipas ligjit dhe me nje vonese te tmerrshme qe zgjati 3 vjet. Afere korrputive nuk eshte te marresh ate qe te takon sipas ligjit por te mashtrosh me komande publikun per interesat e padroneve te tu, duke qene ne dijeni te plote se po mashtron.
4. Nese ka 1 shkelje ajo eshte qe sipas Ligjit shteti detyrohet te paguaje qera pronareve te tokes derisa te perfundoje privatizimi i objekteve ndersa ne kete rast nuk eshte paguar qera ndonese procesi zgjati 3 vjet! Madje ne te vertete procesi me gjithe kthimin e prones tek i Zoti ka zgjatur 14 vjet!
5. Ke 24 ore te kerkosh falje per mashtrimet e bera ne emisioni open, dhe te sigurohesh qe marrin te njejtin mbulim mediatik, ne te kunderten do kesh mundesi ta besh kete ne gjykate.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/
loading...
Loading...