Çiklisti nga Kosova aksident në Rio, ambulanca 40 minuta me vonesë

Çiklisti nga Kosova aksident në Rio, ambulanca 40 minuta me vonesë

68
0
Shares

Një çiklisti nga Kosova është aksidentuar me biçikletë në Rio. Bëhet fjalë për Qëndrim Gurin i cili u godit nga një makinë, shkruan “Daily Mail”.

22-vjeçari Qëndrim Guri është goditur nga një automjet teksa ngiste biçikletën e tij në “Avenida das Americas”.

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme (16 gusht) rreth orës 14:00 në kohën lokale në Brazil, ndërsa raportohet se çiklisti olimpik është dërguar në emergjencë.

Pas aksidentit ai u dërgua në spital dhe ndodhet në gjendje të qëndrueshme. Sipas “Daily Mail”, çiklisti Olimpik i Kosovës qëndroi i shtrirë në rrugë për rreth 40 minuta në pritje të ambulancës.

Ndërsa gazeta braziliane “Santa Cruz News” thotë se Komiteti Olimpik nuk pranoi të komentonte këtë incident. Çiklisti nga Kosova e mbylli garën e tij më 6 gusht, por shfrytëzoi një tjetër mundësi për të marrë pjesë në këto lojëra.on

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY