Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

“Sinaloa” e El Chapos, investime milionash në Shqipëri, zbulohen lidhjet e mafies meksikane me atë në Tiranë

15/09/2022
Gjykata jep dënimin për mbretin e drogës “El Chapo”
Share on FacebookShare on Whatsapp

Tentakulat e karteleve meksikane kanë mbërritur tashmë në vendet ballkanike të Evropës Lindore, ku gjetën terren më se të përshtatshëm për të pastruar paratë nga aktivitetet e tyre të paligjshme, sepse ekonomitë e tyre dhe zbatimi i ligjit konsiderohen të dobëta.

Kështu shkruan media meksikane “Vanguardia” , dukë thënë se karteli i Sinaloas pastron paratë në Shqipëri. Ismael Zambada García, i njohur ndryshe si “El Mayo”, kreu i një fraksioni të kartelit të Sinaloas, ka ngritur aleanca me mafien shqiptare për të pastruar miliona dollarë në biznese, prona të paluajtshme dhe investime në sektorin e turizmit në bregdet.

Në veçanti, shkruan vanguardia, El Mayo ka krijuar lidhje me vëllezërit Luftar, Arben, Fatos dhe Ramiz Hysa, një grup kriminal shqiptar që është vënë në shënjestër nga autoritetet financiare për aktivitetin e parregullt ekonomik të regjistruar në sektorët e turizmit dhe kazinove në Meksikë e  Shqipëri.

Sipas burimeve të inteligjencës shkruan media tjetër meksikane El Universal, katër shqiptarët zotërojnë një rrjet kazinosh dhe biznesesh në Sonora, Baja California dhe Quintana Roo në të cilat pastrojnë miliona dollarë nga krimi i organizuar, së bashku me të tjerë.. Përveç kësaj, ata investojnë shuma të mëdha parash në Shqipëri për t’i pastruar ato në investime të fokusuara në aktivitetet e lojërave të fatit dhe në fushën e turizmit.

sipas autoriteteve federale, shqiptarët po kryejnë një operacion në emër të kartelit Sinaloa për të transferuar miliona dollarë në vendin e tyre përmes kompanive fiktive. Lidhjet mes karteleve meksikane dhe grupeve shqiptare të trafikut të drogës dhe pastrimit të parave nuk diheshin deri më tani, sipas autoriteteve të inteligjencës .

Vanguardia e mbyll shkrimin duke thënë se lidhja mes El Mayo Zambada dhe mafies shqiptare përfaqëson një mundësi për grupet kriminale meksikane që të zgjerohen në Shqipëri, një vend i vogël ish-komunist që po joshet nga paratë nga aktivitetet e paligjshme. Top Channel

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

GJKKO nuk konsideron 50 mijë euro nga Meta, e lë në arrest

GJKKO nuk konsideron 50 mijë euro nga Meta, e lë në arrest

11/05/2026
Rama rrëfen debatin për IBAR në Këshillin Evropian: Presion mbi piketat përmbyllëse

Rama rrëfen debatin për IBAR në Këshillin Evropian: Presion mbi piketat përmbyllëse

11/05/2026
Berisha publikon lajmet e medieve të huaja për protestën e 8 majit: Shqiptarët nuk pajtohen me vjedhjet

Berisha publikon lajmet e medieve të huaja për protestën e 8 majit: Shqiptarët nuk pajtohen me vjedhjet

11/05/2026
Policia arreston 11 protestues, 15 të tjerë në procedim. Mbrohen dhunuesit e Kalasë duke proceduar gazetarin

Apeli liron nga qelia protestuesit e opozitës

11/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

GJKKO nuk konsideron 50 mijë euro nga Meta, e lë në arrest

GJKKO nuk konsideron 50 mijë euro nga Meta, e lë në arrest

11/05/2026
Rama rrëfen debatin për IBAR në Këshillin Evropian: Presion mbi piketat përmbyllëse

Rama rrëfen debatin për IBAR në Këshillin Evropian: Presion mbi piketat përmbyllëse

11/05/2026
Berisha publikon lajmet e medieve të huaja për protestën e 8 majit: Shqiptarët nuk pajtohen me vjedhjet

Berisha publikon lajmet e medieve të huaja për protestën e 8 majit: Shqiptarët nuk pajtohen me vjedhjet

11/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.