Për herë të parë gjyjatat shqiptare detyrojnë një spital të paguajë për viktimën për shkak të mjekimot të gabuar.
Kështu spitali i Lushnjës është dënuar të paguajë 42 milionë lekë pasi një fëmijë humbi jetën nga mjekimi i gabuar i një mjeku në këtë spital, shkruan gazetari Arsen Rusta.
Historia nisi më 30 mars 2016 ku familja Sinani dërgoi për kurim nëmspitalin e Lushnjës djalin e mitur pasi u rrëzua nga shkallët.
Nga hetimi gjyqësor rezulton se i mituri A.S, është dërguar për ndihmën mjekësore nga gjyshi i tij Ymer Sinani. Rastin e ka ndjekur mjeku Sami Osmani i dënuar tashme për mjekim të pakujdesshëm.
“Pasi mjeku ka pare grafinë i ka thënë që fëmija s’ka asnjë problem, thjesht dhimbje koke që do kalojë. Pas disa orësh fëmija është përkeqësuar dhe kur është dërguar në spital mjeku dhe spitali Lushnjes e kane refuzuar ta mbajnë duke e nisur për në Tiranë.
Në të njëjtën ditë në ora 22:55 të mbrëmjes së 30.3.2016 i mituri A.S., ka vdekur. Hetimi penal ka nxjerrë fajtor mjekun i cili është dëbuar.
Familja ka kërkuar dëmshpërblim në vlerën e 42 mln lekë të cilin e ka fituar. Me pretendimin se kjo shumë po t’i jepej familjes spitali Lushnjes futet në kolaps dhe ka pamundësu financiare prej situatës covid-19, kanë kërkuar në Gjykatën e Lartë të mos paguajnë faturën”, shkruan shqiptarja.com.
Vendmi detyron spitalin të paguajë vlerën pasi janë gjetur fajtor. Me refuzimin e rekursit nga Gjykata e Lartë mbetet në fuqi dënimi ndaj spitalit të Lushnjes, raporton shqiptarja.com. r.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/